Connect with us

Amerika e Jugut

Njëmbëdhjetë vjeçarja lindi fëmijën e përdhunuesit të saj pasi autoritetet nuk e lejuan të bënte abort

Published

on

Njëmbëdhjetë vjeçarja lindi fëmijën e përdhunuesit të saj pasi autoritetet nuk e lejuan të bënte abort

Kjo vajzë, e cila ishte emëruar «Lusia», për të mbrojtur identitetin e saj të vërtetë, jetonte që prej vitit 2015 me gjyshen e saj. Kjo ndodhte pasi ekzistonin dyshime se njerku i saj kishte abuzuar mbi dy motrat e saj. Megjithatë, as aty nuk kishte qenë e sigurtë, pasi ishte përdhunuar nga miku i gjyshes së saj, i cili është arrestuar.

Lusia është detyruar të lindi fëmijën, pasi autoritetet e vendi të saj nuk i kishin dhënë leje të bënte abort, një lajm që kishte shkaktuar reagime të shumta në vend.

Vajza kishte tentuar dy herë të vetëvritej para se të shtrohej në spital, gjatë fundit të muajit shkurt. Ajo kishte lindur me operacion pas 23 javësh shtatzënie. Fëmija që kishte lindur vdiq me datë 8 mars, në ditën botërore të gruas. Vajza kishte dalë nga spitali disa ditë më pas.

Përpara se ta detyronin të lindte ajo i kishte thënë autoriteteve: «dua të më nxirrni atë që plaku më vuri në bark», gjatë një tentative për të marrë leje për abort.

Në vitin 2018 ishte aprovuar nga parlamenti një projektligj i cili kishte të bënte me rastet e ngjashme por ky projektligj ishte refuzuar nga Senati për shkak të presionit nga Kisha Katolike.


Më të lexuarat