Connect with us

Afrika

Njerëz të mbërthyer nga flakët vrapojnë për të shpëtuar

Published

on

Njerëz të mbërthyer nga flakët vrapojnë për të shpëtuar featured

Një video, e marrë nga stacioni i trenit në Kajro ku u përplas një tren po bën xhiron e botës. Tmerr i vërtetë nga skenat e panikut pak momente pas përplasjes së trenit në një stacion plot me njerëz të cilët po prisnin linjën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në stacionin qendror të Kajros dhe mbi 20 njerëz kanë humbur jetën e tyre.

Pamjet janë të forta dhe ngjajnë me një film triler. Njerëzit e mbështjellur nga flakët vraponin për të shpëtuar pas tragjedisë në kryeqytetin e Egjiptit. Për shkak të rrjedhjes së karburantit nga treni, flakët kishin mbështjellë gjithçka aty pranë duke përpirë gjithçka, akoma edhe kalimtarët.


Njerëz të mbërthyer nga flakët vrapojnë për të shpëtuar

Bilanci tragjik i viktimave, sipas mediave lokale është 20 të vdekur dhe 43 të plagosur, njëri nga të cilët ndodhet në gjendje kritike. Pjesa dërrmuese e të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ministri i Transporteve ka dhënë dorëheqjen e tij pas këtij aksidenti tragjik. Lajmi mbi dorëheqjen e tij është konfirmuar nga disa burime qeveritare. Mësohet se Kryeministri i kësaj qeveria ka pranuar menjëherë dorëheqjen e tij.

Fotografitë që ishin publikuar në rrjetet sociale tregonin tymin që dilte nga ndërtesa e stacionit Ramses, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, zjarri kishte filluar nga një shpërthim në rezervuarin e karburantit të një treni. Një dëshmitar okular deklaroi se shpërthimi kishte ndodhur pasi treni ishte përplasur me shpejtësi të madhe në një mur.


https://youtu.be/mGquaMyY61c

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report