Connect with us

Azia

Njëzet e pesë të vdekur në Bangladesh nga zjarri në një ndërtesë

Published

on

Njëzet e pesë të vdekur në Bangladesh nga zjarri në një ndërtesë

Gjatë pasdites të së enjtes (28/3) kishte rënë zjarr në një ndërtesë 22 katëshe, në të cilën ndodhen dhe zyrat e kompanisë FR Tower. Në këtë ndërtesë ndodhen qindra punonjës dhe frekuentues. Ndërtesa në fjalë gjendet në zonën tregtare “Banani” të kryeqytetit të Bangladeshit.

Rreth 70 persona ishin transportuar në spital të plagosur. Shhkaqet e shpërthimit të këtij zjarri nuk janë zbuluar ende.

Në të njëjtën kohë, ndjenjën e tragjedisë e përkeqësojnë disa video tronditëse në të cilën janë filmuar momentet kur punonjësit binin nga ndërtesa për të shpëtuar. Disa të tjerë kishin tentuar të zbrisnin duke përdorur kabullin e jashtëm të kësaj ndërtese. Disa prej tyre kishin vdekur përara syve të kalimtarëve.


[videopress YA91Lu2J]


Shumë nga njerëzit që ishin izoluar në zyrat e tyre apo në tarracën e ndërtesës “FR Tower” lëkundnin duart e tyre duke kërkuar ndihmë, sipas dëshmitarëve. Kalimtarët e rastit thjesht vëzhgonin nga poshtë dhe luteshin.

Autoritetet kanë filluar një hetim mbi rrethanat e kësaj tragjedie

Policia ka filluar një hetim mbi arsyet që kishin sjellur situatën deri në këtë pikë, ndërkohë që është marrë në pyete dhe pronari i ndërtesës. Dyshohet se pronari i këtij objekti nuk përmbushte asnjë standard për sigurinë e njerëzve që gjendeshin në këtë ndërtesë.

«Masat e mbrojtjes nga zjarri ishin të pamjaftueshme. Nuk kishte asnjë sistem automatik për zbulimin e zjarrit. Masat e sigurisë ekzistonin vetëm në letra», deklaroi përfaqësuesi i zjarrfikëses në AFP.

Shërbimi i zjarrfikëses kishte paralajmëruar disa herë radhazi pronarët e ndërtesës në fjalë por ata nuk i ishin bindur kësaj kërkese.

Shembjet dhe zjarret nëpër ndërtesa janë një fenomen i përhapur në Bangladesh, shtetin e varfër të Azisë  Jugore me 160 milion banorë. Shumë shpesh në këto ndërtesa nuk ka masa të mjaftueshme për sigurinë.

Gjatë muajit të kaluar, rreth 70 njerëz kanë humbur jetën e tyre nga një zjarr që kishte shpërthyer në një ndërtesë të qytetit Daka. Në këtë ndërtesë gjendej e sistemuar ilegalisht, një sasi e madhe lëndësh kimike.


Më të lexuarat