Connect with us

Bota

Nju Xhersi » Merr fund pengmarrja në godinën e UPS-it

Published

on

Nju Xhersi » Merr fund pengmarrja në godinën e UPS-it

Autoritet e Nju Xhersit kanë qenë në gatishmëri sot pas pengmarrjes në një nga godinat e UPS-it.


Nju Xhersi » Merr fund pengmarrja në godinën e UPS-it post

Në vendngjarje kishin vajtur forca të shumta të policisë. Negocjatorët përpiqeshin të bënin një marrëveshje me autorin në mënyrë që të liroheshin 2 femrat që ai kishte marrë peng. Njëra nga dy femrat që mbante peng ishte ish partnerja e tij.



Pak më vonë Policia ka komunikuar se autori ishte neutralizuar ndërsa dy femrat që kishte marrë peng ishin liruar pa pësuar asnjë lëndim.



Edhe pse u dëgjuan të shtëna armësh nuk kishte të plagosur. Motivimi i autorit mbetet ende i panjohur për momentin.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report