Connect with us

Azia

Nuset minorene protestuan në shi

Published

on

Nuset minorene protestuan në shi featured

Edhe pse një ditë me shi, nuset minorene protestuan në shi. Qindra qytetarë libanezë kishin dalë për të demonstruar në protestën e madhe që ishte realizuar në Bejrut. Protestuesit kërkonin miratimin e legjislacionit që do të parandalojë martesën e fëmijëve nën moshën 18 vjeç. Shumë gra, bashkë dhe deputetë dhe artistë kishte realizuar një marrshim deri në Parlament.

Ky marrshin ishte realizuar në kontekstin e mobilizimit që ishte organizuar nga disa shoqata të shoqërisë civile. Lajmi ishte raportuar nga një fotoreporter i agjencisë franceze.


Nuset minorene protestuan në shi

«U martuan të vogla dhe i dërguan drejt vdekjes», «Ligjvënës të parlamentit, një femër ka të drejtën e sigurisë», ishin parullat kryesore të kësaj proteste.

Disa pjesëtarë të kësaj proteste mbanin në duar tabela ku shkruheshin disa parulla si «Jo para 18 vjetëve» dhe «ndaloni martesën e parakohshme».

Amber Abdel Razek, një nënë 22 vjeçare që kishte marrë pjesë në protestë bashkë me vajzën e saj, kishte konfirmuar se ishte martuar në moshën 14 vjeçare.

Ajo deklaroi për agjencinë franceze se shpresonte që vajza e saj të mbaronte shkollën dhe të mos e martonin para moshës 22 vjeçare.

Protestuesit kërkojnë të futet në fuqi ligji që përcakton në mënyrë ligjore moshën e martesës nga mosha 18 vjeç e sipër.



Më të lexuarat