Connect with us

Opozita

Opozita parlamentare djeg mandatet

Published

on

Opozita parlamentare djeg mandatet featured

Në mesin e një krize që po teston vazhdimisht sistemin politik, Opozita parlamentare djeg mandatet dhe kërkon Qeveri teknike për të vajtur në zgjedhje të parakohshme.

Episodi i fundit ishte dorëheqja e deputetëve të opozitës parlamentare, Partia e qendrës së djathtë. Ata deklaruan se do të digjnin mandatet e tyre, si shenjë proteste kundër kryeministrit socialist Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion.


Opozita parlamentare djeg mandatet Edi Rama1

Deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj, vendosën të japin dorëheqjen dhe të tërhiqen nga mandatet e tyre. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha tha se: «kjo qeveri ka manipuluar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe është e përzier në çështje penale dhe korrupsioni».

Ai ka akuzuar Kryeministrin Shqiptar për «bashkëpunim me krimin e organizuar» dhe se «ka zhytur vendin në korrupsion dhe varfëri ekstreme». Opozita, e cila përbëhet nga pesë parti të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, kërkon formimin e një qeverie teknike e cila do të ndërmarrë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.


Opozita parlamentare djeg mandatet Lulëzim Basha

Partia Demokratike kishte realizuar dhe një protestë gjatë ditës së shtunë, e cila u njollos me episode të dhunshme dhe procedime penale. Sipas informacioneve janë planifikuar mobilizime të reja për ditën e premte,  ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Opozita parlamentare djeg mandatet dhe kërkon qeveri teknike

Partia Demokratike dhe aleanca e saj disponojnë 44 deputetë (nga 140), kundër 78 deputetëve që ka qeveria aktuale e Edi Ramës. Pas bojkotimit 6 mujor të bisedimeve parlamentare gjatë vitit 2018, dorëheqja e deputetëve të Partisë Demokratike sjell shqipërinë në prag të një krize politike dhe institucionale.




Pesëdhjetë e katër vjeçari Edi Rama, i cili e kishte marrë mandatin e tij të dytë në vitin 2017, kishte bërë shaka me “përpjekjet e dëshpëruara” të opozitës.

Jeta politike shqiptare është shënuar nga sulme të shpeshta verbale, të dhunshme. Shkëmbime fyerjesh dhe akuzash për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Gjatë javës së kaluar kishim dhe një incident ku një deputet i opozitës hodhi një shiringë me bojë në drejtim të Ramës, gjatë seancës Parlamentare.


Më të lexuarat