Connect with us

Austria

Orteku përpin hotelin në Austri

Published

on

Orteku përpin hotelin në Austri

Gjashtëdhjetë banorët e një fshati turistik në Austri kanë shpëtuar pa lëndime gjatë natës së ditës së Hënë. Atë natë në atë zonë ka rënë një ortek i cili ka mbuluar 2 të paktën dy ndërtesa. Midis tyre ishte dhe një hotel në të cilin për fat të mirë nuk kishte viktima por vetëm dëme materiale.


Orteku përpin hotelin në Austri post

Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit tha: <<jemi me fat që orteku nuk goditi katër orë  më parë kur të gjithë klientët ndodheshin në restorantin e hotelit>>.

Një tjetër pjesëtar i ekipit të shpëtimit, gjatë një konference për shtyp tha: <<Hoteli u mbush me dëborë, lartësia e së cilës arrinte të paktën një metër>>.

Orteku ra rreth orës 1 të mëngjesit dhe gjithashtu kishte dëmtuar një banesë në fshatin Ramsau am Dachstein , i cili gjendet në Austrinë qëndrore. Të gjithë xhamat e kësaj banese ishin thyer nga vrulli që kishte dhe automjetet ishin përmbysur.

Për shkak të reshjeve të dendura Austria ka një muaj që ka deklaruar gjendje alarmi dhe gatishmëri të plotë në zonat e alpeve të saj.


Më të lexuarat