Connect with us

Franca

Panik në Paris: Evakuohet Disneyland për shkak të një defekti në një shkallë lëvizëse

Published

on

Evakuohet Disneyland për shkak të një defekti në një shkallë lëvizëse

Sipas raportimeve të rrjetit Francez Actu17, fillimisht ishte dëgjuar një zhurmë e fortë e cila ngjante me atë të sulmeve terroriste. Si rezultat, dhjetëra njerëz ishin trembur dhe kishin filluar të vraponin në gjendje paniku. Megjithatë, ata akoma nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Ky incident ishte bërë viral pasi ishte shpërndarë në rrjetet sociale në kohë rekord.

Në vendngjarje kishin vajtur menjëherë forca të shumta të Policisë kishin vajtur për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të zbërthenin ngjarjen. Turistët kishin mbetur të kyçur nëpër hotele, ky ishte një urdhër deri sa situata të zbërthehej plotësisht. Forcat e sigurisë druheshin se mos kishin të bëjnë me një sulm terrorist , pasi Disneyland është një qendër shumë e popullarizuar që vizitohet nga mijëra Turistë.

Pas një hetimi të shkurtër ishte konstatuar dhe shkaku i kësaj ngjarje. Burimi i zhurmës së fortë ishte thjesht një defekt në një shkallë lëvizëse. Kjo kishte sjellë si rezultat terrorizimin e Turistëve që gjendeshin në zonë, të cilët i druheshin ndonjë sulmi të mundshëm nga organizatat terroriste.

Sipas një komunikimi të Bashkisë Seine-et-Marne, kishte patur vetëm plagosje të lehta, kryesisht për shkak të panikut që kishte mbizotëruar. Këta të plagosur kishin marrë ndihmën e parë nga zjarrfikësit.


Më të lexuarat