Papa Françesku Lionel Messi është shumë i mirë por nuk është Zot

Papa Françesku është një tifoz i zjarrtë i futbollit siç e ka deklaruar dhe vetë disa herë. Gjatë një interviste ai ishte thërritur të japë një mendim për patriotin e tij, yllin e Barcelonës. Kjo intervistë ishte transmetuar nga një kanal televiziv i Argjentinës.

Siç duket, ai nuk është aspak dakord me karakterizimin e tij me termin “Zot”, për Messi-n. Ai kishte deklaruar se ky ishte një sakrilegj.

Sipas Fox Sports, gazetari e kishte pyetur nëse konsiderohej sakrilegj kur thërrisnin Messi-n me termin “Zot”. Ai i ishte përgjigjur: «Në teori është sakrilegj. Ti e beson;». Atëherë Jordi Evole (gazetar) i ishte përgjigjur: «e besoj».

Papa Françesku kishte qartësuar me rastin e kësaj fraze duke thënë se ishte thjesht një frazë dhe asgjë më tepër.

«Njerëzit e quajnë Zot, siç thuhet të adhuroj, por vetëm zoti mund të adhurohet. Këto janë shprehje të njerëzve. Fraza “Është zot në fushë” përdoret shumë shpesh». Në fund ai kishte pranuar se ishte një «lojtar i shkëlqyer por jo Zot».


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu