artia Demokratike zhvillon protestën e radhës featured top

Sipas informacioneve të fundit, Partia Demokratike ka zhvilluar një protestë sot në mbrëmje në qytetin e Tiranës. Nga burime të ndryshme është konfirmuar se ka patur disa akte dhune gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Turmën e protestuesve e udhëhiqnin kokat e Partisë Demokratike dhe shpesh herë dëgjoheshin thirrje si “Berisha, Berisha” dhe “Sali Berisha”. Me sa duket kjo ishte tentativa e radhës për të ndezur një destabilizim në vend.

Për fat të mirë turma ishte shpërbërë pas përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e forcave të rendit. Nga informacionet e deritanishme nuk janë konfirmuar viktima.

Sipas një burimi meditativ protesta kishte degjeneruar në ofendime personale kundër çiftit kryeministror. Protestuesit shanin Edi Ramën në mënyrë vulgare, në një mënyrë që shkakton vetëm neveri. Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulëzim Basha gjatë një fjalimi për qytetarët theksoi se kjo nuk ishte protestë partish por protesta e qytetarëve.


Partia Demokratike zhvillon protestën e radhës

Ishte vetë turma ajo që e përgënjeshtronte gjatë fjalimit, pasi gjithnjë thërrisnin parulla partiake. Që të jemi më të saktë gjatë gjithë fjalimeve të deputetëve dhe krerëve të PD-së shoqëroheshin nga parulla politike. Këto parulla i përkisnin krahut të opozitës.

Duhet ti rikujtojmë zotërinjve të PD-së se: «protestë qytetarësh quhet një protestë ku nuk merr pjesë asnjë fytyrë apo krah politik». Sot aty në krye të protestuesve, gjendej e gjithë ajka e Partisë Demokratike. Madje, fjalimet e kryetarit të saj ishin kryesisht nxitëse.

Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës dhe fjalën e mori kryetari i saj

Në një moment fjalën e mori kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulëzim Basha. Ai ju drejtua turmës duke i pyetur: «vëllezër dhe motra, a jeni mirë»? Ata ju përgjigjën natyrisht dhe filluan të brohorisnin më fort. Më pasi ai i pyeti përsëri: «a jeni të fortë»? Ata përsëri ju përgjigjën me një brohoritje. Ai vijoi me një deklaratë midis turmës:


«Sot Edi Rama ka urdhëruar një akt të pa ndodhur kurrë më parë. Sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, dhe grave shtatzëna, teksa bashkë me vëllezërit dhe baballarët e tyre ushtronin të drejtën legjitime të protestës qytetare.

Kundër kuvendit të krimit, prej krimit dhe për krimin. Edi Rama sot me këtë akt i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të opozitës dhe në emër të gjithë qytetarëve që kanë frikë vetëm zotin dhe asgjë tjetër.

I them Edi Ramës se me këtë akt «shpallje lufte», ndaj qytetarëve të tu, koston do ta kesh 100% ti. Ne nuk frikësohemi, ne nuk ligështohemi, sepse luftojmë për një kauzë të drejtë. Ne luftojmë për një mision të madh, për fëmijët e Shqiptarëve, për të nesërmen e tyre Evropiane.

Ne luftojmë për lirinë, ne luftojmë për demokracinë! Ne Luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përballë kemi një shtet që nuk është më i Shqiptarëve.


U përdor termi «Maduro i Ballkanit»


Një Republikë të krimit, prej krimit dhe për krimin të cilën do ta shembim nga themelet. Ky vend ka dy rrugë! Të pranojë skllavërimin e krimit dhe të tiranisë me kokën dhe zërin e «Maduros së Ballkanit» ose të ngrihet i gjithi një zëri, një trup.

Gegë e toskë, mysliman e krishterë, demokratë e socialistë dhe të marrim në dorë fatin tonë dhe të atdheut tonë. Beteja që ka nisur është pa kthim dhe historia e gjatë dhe e shkurtër e këtij vendi na rrëfen se si do të përfundojë kjo betejë.


Me shporrjen e qeverisë së krimit, me triumfin e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane për gjithë shqiptarët.

Asgjë nuk e ndal dot». – më pas i ishte shkëputur korrenti dhe komentoi duke thënë «kanë hequr korrentin por populli do t’ju heqë prizën».

Pas pak minutash i kishte ardhur korrenti dhe tha: «si minjtë po ikin deputetët e krimit të organizuar. Rroftë populli i bashkuar».


«Nderim për ju vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, protestues, njerëz që keni vendosur të mos ulni kokën dhe të pranoni fatin e skllavit që pasi vidhet, poshtërohet dhe dhunohet. Fatin që Edi Rama dhe eskorta e tij e kriminelëve kërkon për gjithë shqiptarët, por që jeni ngritur për të mos u ulur më deri në fitoren totale të lirisë dhe demokracisë.

Mbi dhunën, vjedhjet dhe mashtrimin. Të fitores së qytetarëve mbi bandën kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Si minjtë u mblodhën sot, duke shpresuar se tinëzisht do t’ja hidhnin popullit. Ju falënderoj nga zemra, qindra mijëra qytetarë që brenda pak orëve u mblodhën si asnjëherë në historinë tonë për ti treguar jo vetëm skotës mafioze dhe “Maduros së ballkanit” por mbarë botës se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të marrë “sendin e vjedhur nga banda kriminale e Edi Ramës. Me Vangjush Dakon e krimit, me Abdylajt, Bajrajt dhe Shullazët».


Ai ka vijuar duke bërë deklarata nxitëse të cilat nuk i shërbejnë aspak interesit të vendit.

Ai deklaroi se ata kanë vendosur të mos njohin «as kuvendin dhe as policinë e krimit». Ai deklaroi se mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri.


Kryetari i Opozitës Parlamentare tha: «se ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë dhe veglat e saj. Çdokush,  me uniformë apo pa uniformë. Me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të bandës së hajdutëve dhe Edi Ramës, është tradhtar i popullit të vet. Është tradhtar i interesave të Shqiptarëve të thjeshtë dhe do trajtohet si tradhtar nga qytetarët Shqiptarë, kudo që ndodhet.

Të bashkuar si asnjëherë demokratë dhe socialistë, krishterë dhe myslimanë, gegë e toskë sot vazhdojmë rrugën tonë drejt festimit hyjnor, final të demokracisë evropiane».


Partia Demokratike zhvillon protestën e radhës me deklaratat kërcënuese ndaj individit

Le të ndalemi pak tek deklaratat e tij! Këto deklarata nuk ishin aspak demokratike. Madje, ishin dhe nxitëse duke vënë në shënjestër lirinë dhe demokracinë për të cilën ai flet dhe duhet të respektojë edhe kur nuk është në pushtet. Populli vendos me anë të votës dhe pikërisht atë votë duhet të respektojë dhe opozita. Me anë të asaj vote, populli e dërgoi në opozitë dhe kjo duhet të respektohet në një demokraci të vërtetë akoma dhe nga vetë opozita.

Nëse flasim për demokraci, atëherë zoti Basha nuk duhet të kërcënojë askënd për tradhëti pasi këtu flasim për pushtetin e brendshëm në një Republikë të lirë dhe pa pushtues. Pra një demokraci ka dhe opozitë e cila duhet të punojë në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit.

Pikërisht populli është ai që vendos se cila është qeveria dhe cila opozita. Nuk merret pushteti me protesta në një vend demokratik. Nuk i merret pushteti me protesta një qeverie të votuar nga populli me votën e tij të lirë.

Në asnjë mënyrë një kryetar partie nuk lejohet të thotë se «nuk njeh policinë e krimit». Policia është një dhe është në krye të detyrës, ajo nuk është organ i asnjë partie. Policia mbron rendin, kushtetutën dhe sigurinë në vend. Pra mesa duket opozita gjendet pak jashtë realitetit duke lëshuar deklarata të rrezikshme (nxitëse) për sigurinë dhe rendin publik të mbarë popullit Shqiptar.

Partia Demokratike kërcënon stabilitetin dhe rendin në vend

Nuk është aspak hyjnore të vendosësh dikë në shënjestër duke e quajtur tradhëtar vetëm dhe vetëm sepse nuk është simpatizanti i karriges tënde. Kjo dëgjohet më shumë si kërcënim dhe santazh kundër një individi. Kjo praktikë nuk është aspak demokratike. Jeni të detyruar të respektoni instirucionet dhe kushtetutën, çdo shkelje e saj quhet akt i rëndomtë kriminal dhe duhet të dënohet nga të gjitha palët.


Është pikërisht opozita ajo që po i kundërvihet votës së lirë me dhunë dhe kërcënime, njëkohësisht dhe duke i shpallur luftë një qeverie që u zgjodh përmes saj. Ju rroftë emri se nuk e paskeni aspak virtyt lirinë pa karrige. Në demokraci respektohen autoritetet e ligjit dhe institucionet, thjesht sepse kështu duhet.

Në një demokraci opozita lufton në Parlament për të mirën e popullit dhe jo vetëm për të marrë pushtetin me çdo kusht apo mënyrë. Gazi lotsjellës është një standard botëror. Gazi lotsjellës përdoret në të gjitha vendet kur zhvillohen trazira të papërgjegjshme. Sot, Kryetari i Partisë Demokratike dëshmoi papërgjegjshmëri të plotë. Dëshmoi se është kundërvënë ndaj Policisë dhe çdo institucioni demokratik në vendin tonë. Ky ishte një preçedent i rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në rajon.


Demokracia nuk është pushtet dhe as parti. Demokraci quhet edhe kur Partia Demokratike nuk është në pushtet. Demokracia bazohet në të drejtat themelore të njeriut dhe jo në interesat partiake për pushtet..Në demokraci respektohen institucionet dhe e vullneti i sovranit, respektohet prona publike, respektohet policia, këtu përfshihet dhe vullneti i popullit në përzgjedhjen e qeverisë që e perfaqeson atë. Pra, zotërinj të Partisë Demokratike lëreni të qetë demokracinë dhe mos të tentoni t’a përvetësoni me formula të ndryshme, sepse jeni shumë të vegjël përballë saj. Mund t’i keni marrë hua emrin por kjo nuk e bën aspak atë pronë tuajën pasi thjesht ekzistoni falë asaj! Demokracinë nuk e sollët ju, por e gjetët midis nesh.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu