Connect with us

Bota

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2019

Published

on

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2019

Qytetarët japonezë disponojnë pasaportat më të fuqishme për vitin 2019. Në vend të dytë dhe të tretë vijojnë shtetasit e Singaporit dhe Koresë së Jugut. Shtetet aziatike vazhdojnë të triumfojnë në renditjen botërore.

Më konkretisht, Japonia ndodhet në vendin e parë. Sipas statistikës së kryer nga HENLEY PASSPORT INDEX për vitin 2019, shtetasit e saj kanë mundësi të udhëtojnë në 190 shtete pa qenë e nevojshme të jenë të pajisur me vizë.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2019 post image

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2019

Singapori dhe Koreja e Veriut gjenden në vendin e dytë. Qytetarët e këtyre dy shteteve kanë mundësi të udhëtojnë në 189 shtete. Këtyre shtetasve nuk ju nevojitet të pajisen me vizë para se të udhëtojnë drejt këtyre destinacioneve.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2019 i kanë shtetet aziatike

Dominimi i vazhdueshëm i shteteve aziatike në krye të kësaj liste pasqyron efektin e pazakontë dhe emigracionit ndërkombëtar në këtë rajon. Kjo u komunikua nga konsulentët e emigracionit HENLEY & PARTNERS.

Franca dhe Gjermania renditen në vendin e tretë me akses pa vizë në 188 destinacione të ndryshme. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të bien dhe tashmë renditen së bashku në vendin e gjashtë. Këto dy shtete kanë të drejtën të lëvizin lirshëm drejt 185 shteteve të ndryshme. Po ta krahasojmë me vitin 2015, SHBA-ja dhe Britania kanë rënë ndjeshëm pasi atë vit gjendeshin në krye të kësaj liste.

Në vendin e katërt renditen Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia, ndërsa Spanja dhe Luksemburgu renditen bashkë në vendin e pestë.

Greqia nga viti i kaluar ka zbritur tre vende dhe sivjet gjendet në vendin e shtatë bashkë me Belgjikën, Kanadanë dhe Irlandën. Shtetet e lartpërmendura kanë të drejtë të udhëtojnë lirisht pa vizë drejt 184 shteteve.

Në fund të kësaj liste gjenden Iraku me Afganistanin me 30 shtete ku janë të lirë të lëvizin pa vizë.

Emiratet e Bashkuara Arabe në ngritje

Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të ngrihen në vendet e para gjatë viteve të fundit. Në vitin 2017 pasaportat kineze renditeshin në vendin e 85-të, ndërsa në vitin 2019 arritën në vendin e 69-të. Qytetarët kinezë kanë të drejtën të shijojnë udhëtimet e tyre në 74 vende të ndryshme.

Zhvillimi është i ngjashëm dhe për Emiratet e Bashkuara Arabe. Renditen në vendin e 22-të statistikës i cili është dhe më i larti për Lindjen e Mesme. Qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë të drejtë të vizitojnë 164 shtete pa vizë.

Futja e vizës elektronike Turke në muajin Tetor të vitit 2018 ka ndikuar dhe në renditjen për pasaportat më të fuqishme për vitin 2019. Shtetasit e më shumë se 100 vendeve ku midis tyre gjenden Kanadaja, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të bëjnë kërkesë për vizë para se të udhëtojnë.

Ngritja e Emirateve Arabe dhe Koresë së Jugut përbëjnë një shembull të asaj që ndodh kur vendet ndjekin një politikë të jashtme progresive. Në këtë mënyrë përfitojnë qytetarët, por dhe bashkësia ndërkombëtare.

Ne shqipëtarët nuk disponojmë pasaportat më të fuqishme për vitin 2019, por renditemi në vendin e 50-të dhe qytetarët tanë kanë të drejtë të udhëtojnë në plotë 115 shtete pa vizë.

Më të lexuarat