Connect with us

Afrika

Pastori Afrikan arriti të ringjallte një të vdekur

Published

on

Pastori Afrikan arriti të ringjallte një të vdekur featured

Një pastor Afrikan ka shkaktuar shumë polemika pas një videoje që kishte publikuar. Ai në këtë video zotohej se kishte ringjallur një të vdekur. Polemikat kishin filluar në momentin që ai kishte ngritur videon në Internet.

Kjo video, në të cilën protagonisti është Pastori i kishës protestante, Alleluia Ministries International, ishte ngritur në internet gjatë fundjavës. Videoja ishte bërë viral menjëherë.

Pastori Afrikan arriti të ringjallte një të vdekur post

Pastori kishte filluar të lutej teksa kishte vënë dorën e tij mbi kufomën e një mashkulli, i cili ishte veshur me të bardha dhe ndodhej në një arkivol. I vdekur, i cili dukej se po merrte frymë rregullisht, papritur zgjohet dhe del nga arkivoli. Pas kësaj ai duket më shumë si zombi,



Pas disa orësh hashtagu #ResurrectionChallenge kishte mbledhur disa mijëra ndjekës në rrjetin social Twitter. Përdoruesit e këtij rrjeti po ndiqnin drejtpërdrejt në videon e transmetuar. Siç mund ta imagjinoni kishte filmuar veten e tij brenda në vaskë duke theksuar se ishte pikërisht zilja e orës ajo që e kishte ringjallur.   

Kjo mrekulli ishte denoncuar dhe nga Agjencia Funerale e cila kishte marrë përsipër varrosjen e këtij të vdekuri.



Agjencia Funerale kishte denoncuar aktin në gjykatë pasi konsideronte se në këtë mënyrë do të ofendohej fama e saj në treg. Ajo besonte se ky skenar ishte sajuar për të dëmtuar emrin e kësaj firme.

Akoma dhe kishte kisha ishte distancuar nga ky pastor duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mrekulli. Ajo nuk kishte bërë asnjë koment mbi kritikat që kishte marrë. Në këto kritika bëhej fjalë për mashtrim të besimtarëve të kësaj kishe.


Më të lexuarat