Connect with us

Shqipëria

PD fillon propagandën kundër KQZ-së

Partia Demokratike tenton të deformojë rezultatet e KQZ-së mbi pjesëmarrjen e votuesve duke paraqitur shifra komplet të ndryshme nga statistikat zyrtare.

Published

on

PD fillon propagandën kundër KQZ-së

Partia Demokratike ka sulmuar KQZ-në disa herë sot duke u përpjekur të promovojë rezultatet e dëshiruara prej saj në lidhje me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet lokale.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00  ka qenë rreth 15.5% ndërsa sipas burimeve pranë Partisë Demokratike theksohet se kjo shifër është e fryrë pasi në realitet pjesëmarrja e votuesve ka qenë tepër e ulët. Sipas PD-së deri në orën 11:oo ka qenë vetëm 6% ndërsa rreth orës 15:00 kjo shifër ka arritur në 10%.

Ky skenar ishte i pritshëm pasi në realitet PD-ja po përpiqet të aplikojë planin e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe paraqitjen e humbjes së saj totale si një fitore. Kjo ndodh për arsye që të gjithë i dimë por mbi të gjitha është një plan strategjik për mbijetesën politike të kryetarit të saj, Lulëzim Basha.

Si në çdo vend të botës, një kryetar partie pas një humbje të thellë, ka detyrimin moral të japë dorëheqjen duke i hapur rrugë partisë së tij të riformohet dhe to ri organizohet dhe mesa duket, Lulëzim Basha, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen akoma edhe pas kësaj humbje të thellë e cila është efekt i vetëvrasjes politike. Deklarata të tilla mbi rezultatet kemi patur dhe nga Berati por dhe rrethe të tjera.

Më të lexuarat