Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Pedofili abuzoi seksualisht ndaj një 15-vjeçarje pasi nuk kishte pranuar të vishte një rrip qeni

Published

on

Pedofili abuzoi seksualisht ndaj një 15-vjeçarje pasi nuk kishte pranuar të vishte një rrip qeni

Zachari Arthur Coldsmith kishte sulmuar të miturën brenda në shtëpinë e tij në Mankato të Minesotës. «E kishte ftuar të shikonin një film», sipas gazetës Metro e cila nuk kishte theksuar se cila ishte lidhja midis tyre.

Në një moment e sipër, 23 vjeçari kishte nxjerrë nga çanta e tij lodrat seksuale dhe i kishte kërkuar asaj të vishte në qafën e saj një kollare qeni dhe pranga.

E mitura kishte refuzuar dhe ai kishte thënë: «Kjo nuk ishte përgjigja e duhur, nuk më pëlqeu, po bëhesh vajzë e keqe tani». Në vazhdim e kishte kapur për fyti dhe kishte abuzuar seksualisht mbi të.

Sipas denoncimit të vajzës në polici, kur kishte tentuar ti rezistonte, ai e kishte kafshuar në faqe dhe në gjoks, përpara se ta kapte për flokësh dhe ta detyronte atë të zhvillonte seks oral.

Pesëmbëdhjetë vjeçarja kishte arritur ti shpëtonte dhe kishte vrapuar në shtëpinë e një të afërmit të saj. Menjëherë ishte njoftuar mamaja e saj  e cila e kishte shoqëruar në spital.

Personi në fjalë ishte arrestuar por kishte deklaruar se nuk njihte moshën e saj ekzakte. Tashmë ai përballet me akuza për “abuzim seksual”.


Më të lexuarat