Connect with us

Lajme

Përdhunohet 19 vjeçari Shqiptar në burgun e Aulonës në Greqi

Published

on

Aleksandër Lucaj flet për herë të parë nga burgu grek, Jam i pafajshëm, vajzën e vrau greku

Dhunohet barbarisht nga 7 persona të armatosur me thika dhe në vazhdim “Përdhunohet” 19 vjeçari “Shqiptar” në burgun Grek të Avlonës.

Pretendimi i një shqiptari 19-vjeçar se ai u përdhunua nga të bashkë burgosurit e tij në burgun e Avlonës konfirmojnë gjetjet e mjekëve spitalit Evangelizmos të cilët i dhanë atij ndihmën e duhur mjekësore.

Duke u referuar në burime të sigurta nga spitali “Evangelizmos”, 19 vjeçari u konstatua me “Këputje të unazës shpëlarëse” , gjetje që indikojnë që kundër tij janë kryer {shthurje të pa natyrshme}.

Theksojmë se 19 vjeçari kishte denoncuar tek mjekët që ishte përdhunuar. Duke rrëfyer se si ishte zgjuar në një ambient tjetër kishte konstatuar se gjendej pa pantallona dhe rroba të brendshme. Në këto momente  Policia ka paraqitur rastin tek organet kompetente për hetimin e mëtejshëm të këtij krimi të shëmtuar.

Burime pohojnë se 19 vjeçari ka denoncuar pranë policisë

Bërtisnin,shanin dhe më godisnin. Në një moment dëgjova njërin nga ata që thërriste ‘hiqjani pantallonat’. Më ra të fikët nga presioni i goditjeve të forta. Kur u zgjova në një ambient tjetër, gjendesha pa pantallona dhe të brendshme. Nuk e di se ç’më kanë bërë!

Burime të ndryshme bëjnë të ditur se mbas dhunimit, 19 vjeçarin shqiptar e kanë transferuar në godinën e ndihmës së parë të burgut dhe në vijim u dërgua në spitalin «Evangelizmos».

Spitali Evangelizmos
Spitali Evangelizmos

Mbas kësaj ngjarje ka filluar një hetim i plotë nga oficerët e Nën-Divizionit të Sigurisë të Atikës  Veri-Perëndimore. Hetimet ndodhen në fazën e verifikimit të ekzaminimit mjeko–ligjor.

Deri tani bëhet e ditur se drejtoria e spitalit ku ishte transferuar 19 vjeçari nuk ka konfirmuar nëse bëhej fjalë për përdhunim apo jo. Drejtoresha e spitalit Naja Micaki, në një intervistë që ka dhënë për kanalin ERT. E cila deklaroi se i riu u transportua në spital dhe “U ekzaminua nga të gjitha klinikat, ku pastaj u mor dhe u transferua në burg përsëri nga shoqëruesit e tij”.

Në pyetjen përreth gjendjes së tij aktuale ajo nënvizoi se‘ e kishin goditur rëndë ’!  Por mbas ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij nuk ishte serioze pasi në rast të kundërt do të vazhdohej të mbahej nën vëzhgimin e duhur mjekësor.

Njëri nga të 7 të burgosurit që morën pjesë thotë

“Ishim 7 vetë me thika në duar dhe e rrihnim  vazhdimisht duke e kërcënuar atë me thika”.

Dje në mbrëmje Shqiptari u transferua i goditur rëndë në Qendrën Mjekësore të ‘Kapandritit’dhe pastaj në spitalin ‘Evangelizmos’ ku dhe ju kryen ekzaminimet e mëtejshme.I riu deklaroi tek mjekët se ishte përdhunuar, por nga ekzaminimi mjeko-ligjor nuk verifikohen ‘shthurje të pa natyrshme’. Në vazhdim doli nga spitali dhe ekthyen përsëri në burgun e Avlonës. Ku përsëri sot në drekë denoncoi ‘përdhunimin’ por kësaj radhe tek gardianët e burgut.

Fakt shokues përbën dëshmia e njërit prej autorëve nga burgu i Avlonës ku dëshmon se:

“Pësoi minimumin e asaj që meritonte”!

Kështu u shpreh i burgosuri në një intervistë që dha për kanalin SKAI mbi aktin e  dhunimit të 19 vjeçarit Shqiptar. Duke rrëfyer mbi detajet e ngjarjes, tha se ishin 7 vetë në grupin e të burgosurve që po e rrihnin, të cilët vajtën në qelinë ku gjendej 19 vjeçari duke vijuar se:

“Nuk thyem asnjë portë por u futëm lirisht në qelinë e tij . Dyert e qelive hapen një herë në mëngjes dhe një herë në mesditë . Mos u fokusoni tek fakti qëishim 7 vetë aty. Nuk merrnim pjesë që të 7 të. Përveç meje aty ishin dhe 3 ROMA por kishte dhe shqiptarë në atë grup”.

Siç dëshmonte më tej tha se të gjithë pjestarët  mbanin thika në duar

Asnjë gardian dhe as zoti vetë nuk mund ta mbronte atë njeri përballë nesh KU ISHIM TË GJITHË me thika nëpër duar

Dhe pyetjes se ku i gjetën thikat ai u përgjigj:

Në burg jemi por jo nën dhe. Me hekura i prodhuam thikat artizanale . 19 VJEÇARI SHQIPTAR PËSOI MINIMUMIN E ASAJ QË MERITONTE TË PËSONTE. DHE UNË GRABITËS JAM DHE PËRSËRI DO TË SHKOJ NË BURG PËR GRABITJE. POR NUK JAM VRASË”.

Gjatë dëshmisë së dhënë në hetimin e tij paraprak 19 vjeçari shqiptar ka deklaruar:
Elena Topalidhu22

Me Elenën kishim një javë që njiheshim. Ishim takuar një ditë në rrugë. Afër dyqanit të Vodafone në rrugën “Ethnikis Antistaseos” në Rodos. E pashë dhe më buzëqeshi. Më ftoi në një party që do bënte në shtëpie  e saj por unë nuk vajta. Thjesht shkëmbyem adresat në Facebook. Ditën më pas dolëm një xhiro. Vajtëm në plazhin e Zefiros dhe pimë nga një birrë,  pastaj vajtëm në shtëpinë e saj. Më bëri përshtypje që kur u zgjua ditën tjetër në mëngjes pinte Recina me koka kola. Kshu ishte femër e mirë dhe shumë delikate. Më kishte rrëfyer që vuante nga depresioni.

Pyetjes së Policisë detare se “kur e kishte takuar atë për herë të fundit” ai ju përgjigj si më poshtë:

Me Elenën biseduam në telefon nëpërmjet mesenger mbrëmjen e së martës me datë 27 nëntor. Vajta ta marr nga shtëpia e saj bashkë me shokun tim M.K sepse ajo vetë më kishte kërkuar të sillja ndonjë nga miqtë e mi me vete! Arrita aty dhe parkova makinën përpara lokalit “STANI”. Aty lamë takim dhe po e prisja bashkë me mikun tim. Shokun tim e lashë në makinë ndërsa unë vajta ti trokas në portën e saj për ta lajmëruar. Pasi ajo nuk kishte zile.

Më tha që po bëhej gati dhe do zbriste. Pastaj unë vajta ta prisja jashtë dyqanit të Vodafone. Mbas rreth dhjetë minutash erdhi dhe u futëm në makinë. Unë po ngisja makinën dhe Elena ishte ulur në vendin e parë. Shoku im M.K ishte sipër në karrocerinë e makinës. Vajtëm në shtëpinë e mikut tim që ndodhej në lagjen “Pefkus”.

Policia detare e pyet përsëri “Çfarë po bënit kur arritët në shtëpi”?

[tps_start_button label=”Start slideshow” style=”” class=””]eleni topalidouFilluam të bisedojmë por Elena nuk donte lidhje me temën. Menjëherë miku im M.K e kërcënoi se po mos të bënim seks nuk dilte që aty. Pastaj vazhduam por ajo përsëri nuk donte. Pastaj në një fazë miku im M.K i tha përsëri “Nëse nuk na bën qejfin nuk do të dalësh nga kjo shtëpi”. Kishim pirë shumë Vodka dhe nuk mbaj mënd shumë mirë. E goditëm në fytyrë fort dhe ajo u trullos. Menjëherë ajo na kërcënoi se do shkonte në polici dhe ne u turbulluam. Miku im M.K i dha një goditje të fuqishme me grusht dhe unë e kapa dhe po e mbaja nga duart. Pastaj përsëri mikuim M.K e goditi rënde me një hekur rrobash me korrent. Në atë moment ne u hutuam plotësisht

Pyetjes nëse ajo kishte ndjenjat e saj apo jo mbas goditjes me hekur ai ju përgjigj:

Po Elena kishte akoma ndjenjat e saj. Unë desha ta çojmë me makinë në spital por shoku im M.K që drejtonte automjetin na çoi në një vend të vetmuar me shkëmbinj dhe më tha: “Eja ta mbarojmë…këtu”. E hodhëm nga shkëmbinjtë në det. Pastaj vajtëm në shtëpi të pastronim shenjat. Më vonë u rikthyem përsëri aty ku e kishim hedhur Duke hedhur sendet e saj personale si edhe hekurin e rrobave me të cilin e kishte goditur miku im M.K.

Të dashur lexues një sqarim: Personi me inicjalet M.K ishte shoku i tij Grek !!!

Më të lexuarat