Connect with us

Itali

Përdhunuesit shpallen të pafajshëm pasi viktima e tyre ishte «shumë mashkullore»

Published

on

Përdhunuesit shpallen të pafajshëm pasi viktima e tyre ishte «shumë mashkullore»

Përdhunuesit shpallen të pafajshëm pasi viktima e tyre ishte «shumë mashkullore». Vendimi ishte marrë gjatë vitit 2017 por tani ishte publikuar pasi Gjykata e Lartë ka apeluar kundër këtij vendimi. Denoncimi për përdhunim ishte bërë në Ancona të Italisë në vitin 2015, nga një vajzë 22 vjeçare. Gjyqi i parë ishte zhvilluar një vit më pas. Në këtë gjyq personat e akuzuar ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar për krimin e tyre.

Megjithatë, ata kishin apeluar dhe ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Ajo që ishte e vërtet e çuditshme ishte se marrja e këtij vendimi ishte mbështetur në një dokument ku thuhej se pretendimet e vajzës nuk ishin të besueshme pasi ajo ngjante si burrë. Domethënë ata kishin pretenduar se ajo nuk ishte aspak tërheqëse.

Në seancën e dytë, gjykatësit kishin marrë vendimin teksa bazoheshin në një fotografi të saj dhe në pretendimet e të akuzuarve se ajo nuk ishte aspak tërheqëse. Njëri nga ata kishte thënë se numrin e vajzës e kishte në celularin e tij me nofkën «Viking».

[new_royalslider id=”3″]

Përdhunuesit shpallen të pafajshëm – Mijëra qytetarë protestuan kundër këtij vendimi

Avokatja e viktimës kishte deklaruar për gazetën Guardian se kishte lexuar në media mbi këtë vendim dhe në vijim i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë.

«Ishte e neveritshme. Gjykatësit kishin gjetur arsye të ndryshme për ti shpallur ata të pafajshëm dhe njëra nga këto arsye ishte se kishin vënë një fotografi të saj në procesverbal si provë», theksoi ajo.

Sipas viktimës, të akuzuarit kishin hedhur drogë në gotën e saj gjatë natës që kishin dalë të argëtoheshin. Mjeku Ligjor që kishte ekzaminuar vajzën kishte deklaruar se plagët e saj ishin të ngjashme me ato të një përdhunimi. Madje, kishte zbuluar dhe një substancë hipnotike në gjakun e saj.

Avokatja e saj tha se viktima ishte kthyer në vendin e saj, në Peru, pasi shoqëria civile e Ankonës e kritikonte atë pas përdhunimit. Të paktën 200 persona kishin demonstruar përpara kësaj gjykate për të shprehur kundërshtimin e tyre për vendimin e dhënë.

Përdhunuesit shpallen të pafajshëm pasi viktima e tyre ishte «shumë mashkullore». Protestë jashtë gjykatës kundër vendimit mbi lirimin e dy përdhunuesve pasi pretendonin se viktima e tyre nuk ishte tërheqëse sepse ishte shumë mashkullore.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report