Connect with us

Azia

Përgjaken pashkët në Sri Lanka: Tragjedi me shumë të vdekur – 13 të arrestuar

Published

on

Përgjaken pashkët në Sri Lanka, Tragjedi me shumë të vdekur – 13 të arrestuar

Të paktën 207 persona kanë humbur jetën e tyre dhe 405 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një serie shpërthimesh në disa kisha dhe hotele luksi, Pikërisht ditën e pashkëve të katolikëve.

«Ekzistojnë informacione për 207 të vdekur nga të tëra spitalet. Sipas informacioneve që kemi deri tani, kemi 450  të transportuar nëpër spitale», deklaroi një përfaqësues i policisë përpara gazetarëve në Kolombo.

Informacionet e fundit kanë transmetuar lajmin për 13 arrestime të kryera nga Policia. Arrestimet ishin kryer gjatë një operacioni në një shtëpi në Kolombo. Hetimet mbi sulmin terrorist dhe personat që implikohen në të ndodhen akoma në vazhdim e sipër.

Midis viktimave ndodhen dhe 35 persona të huaj. Sipas Ministrisë së Jashtme të Sri Lankës midis të vdekurve ndodhen dhe tre persona nga India, një nga Portugalia, dy nga Turqia si dhe disa nënshtetas të Britanisë së Madhe.

Trupi Diplomatik Amerikan konfirmoi se midis viktimave ka dhe një numër të lartë viktimash por ende nuk ka konfirmuar një numër preciz. «Mund të deklarojmë se një numër i madh shtetasish Amerikanë ndodhen ndërmjet të vdekurve», deklaroi Ministri i Jashtëm Amerikan, Mike Pompeo gjatë një komunikimi.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka konfirmuar se midis viktimave ndodhen dhe shtetasit e saj midis të paktën 2017 të vdekurve deri tani.

Pak më herët agjencia e lajmeve Press Association ka transmetuar se tre shtetas të Britanisë së Madhe me nënshtetësi të dyfishtë, kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve në Sri Lanka.

Tre shtetas Danezë përfshihen në numrin e të vdekurve, sipas Ministrisë së Jashtme të Danisë.

Një shtetas Kinez, mbeti i vrarë gjatë shpërthimeve të njëpasnjëshme sipas gazetës shtetërore People’s Daily. Pak më herët, Agjencia Shtetërore e Lajmeve kishte transmetuar se të paktën 4 Kinezë  ishin plagosur por gjendja e tyre në spitalin ki trajtohen ishte stabilizuar.

Gjatë sulmit terrorist kishin mbetur të vrarë një numër i madh shtetasish të huaj

Gjatë këtij sulmi kishte mbetur i vrarë dhe një shtetas Holandez. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Holandës, Steff Blok. Gjithashtu, ai kishte shprehur se ndihej i shqetësuar ndaj këtyre sulmeve.

«Mendimet tona ndodhen bashkë me viktimat, duke përfshirë dhe një qytetar Holandez që nga ky moment», deklaroi Ministri i Jashtëm i Holandës.

Sipas agjencisë Turke Anadolu, dy shtetas Turq ndodhen në mesin e njerëzve të vrarë gjatë këtyre sulmeve terroriste. Ata ishin ingjinnjerë që punonin në disa projekte të mëdha në Sri Lanka.

Në një hark kohor prej disa orësh ishin realizuar 8 shpërthime të njëpasnjëshme. Disa nga këto shpërthime ishin realizuar nëpër kisha dhe disa të tjera nëpër disa hotele të ndryshme.

Sipas komunikatës së Policisë, shpërthimi i 8-ë dhe i fundit ishte akt i një personi të mbërthyer me lëndë eksplozive (kamikazi). Gjatë këtij shpërthimi kishin mbetur të vdekur 3 punonjës të policisë.

Pas shpërthimeve të njëpasnjëshme, Ministria e Mbrojtjes ka futur në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë vendin. Gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi nga orët e pasdites deri në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale. Sipas informacioneve, autoritetet kanë ndaluar dhe mediat sociale dhe shërbimet e mesazheve. Këtë ata e kanë bërë duke u munduar të kontrollojnë fluksin e informacionit.

Njërin nga shpërthimet në kishën e Shën Antonit në Kolombo ishte filmuar nga një kamera e një automjeti që po kalonte aty pranë në ato momente, Deri tani asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër këtë sulm. Kryeministri i vendit ka mbledhur Këshillin e Jashtëzakonshëm të Sigurisë Kombëtare. Ai kërkoi që të shmanget «përhapja e teorive të pakonfirmuara».


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report