Connect with us

Lajme

Përkrahësit e Berishës fillojnë të kërcënojnë me familje kritikuesit e Berishës

Pjesëtari i grupit sintonizues të PD-së kërcënon me familje kritikuesin e Sali Berishës. Kjo tregon fytyrën reale dhe natyrën e vërtetë të kyengritjes së Saliut.

Published

on

Përkrahësit e Berishës fillojnë të kërcënojnë me familje kritikuesit e Berishës

Gjatë ditëve të fundit, situata politike në vend është ndezur për shkak të humbjes së thellë të PD-së gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit. Sali Berisha ka hedhur një sërë statusesh në rrjetet sociale të cilat janë kritikuar ashpër nga komentuesit, të cilët shfaqin kundërshtimin e tyre me pikëpamjet e PD-së dhe veçanërisht të Sali Berishës.

Kjo nuk është diçka aspak e çuditshme pasi në realitet në një demokraci reale, qytetarët kanë të drejtën absolute të kritikojnë apo të kundërshtojnë një krah politik apo qoftë edhe liderin e atij krahu. Në këtë rast bëhet fjalë për një nga kritikuesit më të zjarrtë të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Emri i tij takohet shpesh në statuset e Sali Berishës si një nga kundërshtarët më të zjarrtë të tij.

Gjatë ditës së sotme,  një nga ndjekësit e Berishës, i cili me sa duket ka dhe një rol fanatik në aktivitetin e PD-së, ka kërcënuar nga familja shtetasin E.L në një mënyrë arbitrare. Ai i ka përmendur këtij shtetasi familjen e tij në mënyrë kërcënuese. Kërcënuesi fshihet pas një profili në FB i cili mban emrin Mullolli Gjergji.

Profili i Kërcënuesit

Më poshtë mund të lexoni kërcënimin në fjalë:

Si e shikoni ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë nga persona që i përkasin strukturave të Partisë Demokratike dhe madje nga persona që kanë dhe një rol organizativ në rrjetet sociale.

Me anë të këtij kërcënimi ky person ka shfaqur tendencat e kësaj force politike e cila tashmë nuk ngujon as të kërcënojë familjet e atyre që nuk janë aspak dakord dhe kanë dyshimet e tyre për pretendimet e opozitës. Realisht Partia Demokratike ka një të kaluar të errët në të cilën këto akte janë trajtuar si një temë pasi të gjithë e dimë çështjen e fisit “Haklaj” ku Berisha akuzohet nga një pjesë e shtypit dhe publikut si organizator i shfarosjes së familjes Haklaj.

Personi në fjalë, të cilin mund ta shikoni më poshtë në fotot e publikuara nga albareport.com, duket një person i cili mban një roll aktiv në organizimin dhe aktivizimin e militantëve të PD-së me anë të profileve të që ai menaxhon në rrjetet sociale si Facebook.

Duket Demokrat i flaktë por akoma nuk e ka kuptuar që logjika e tij mund të shtijë atë në telashe shumë serioze për veten e tij pasi ky kërcënim ishte publik. Megjithatë, kjo logjikë dhe mënyrë tregon qartë dhe mentalitetin e këtyre protestuesve të cilët sillen si keqbërës ordinerë të shkallës së ulët ndaj qytetarëve që kanë një mendim tërësisht të kundërt me ta. Kjo do të thotë që këta persona nuk kanë perceptuar akoma kuptimin e termit “Demokraci”.

Këta bërtasin gjithë ditën për demokraci dhe në finale mendojnë dhe reagojnë si diktatorë duke kërcënuar akoma edhe familjet për të ulur zërat e kundërt me të tyrin. Nën këto rrethana këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar militanto- politik, i cili asnjë lidhje nuk ka me atë që ata zotohen se përfaqësojnë, demokracinë.

Të paktën militantët e zjarrtë të kësaj partie e vërtetojnë këtë me kërcënime si këto të këtij zotërisë në fejsbuk. Ky zotëri është një person i një farë moshe, vishet me kostum dhe me kollare dhe këcënon me familje në Facebook ata që nuk mendojnë si ai. Pra ky njeri është një person i pa përshtatshëm për shoqërinë civile. Ky model është një model qytetari i pa përgjegjshëm për tu konsideruar shumicë. Imagjinoni një qeveri me persona si ky dhe me të njëjtin mentalitet.

Fotot e kërcënuesit mund ti shikoni më poshtë:

Gjergji Mullolli 5
Gjergji Mullolli 4
Gjergji Mullolli 3
Gjergji Mullolli 2
Gjergji Mullolli 1
PD aktivist

Më të lexuarat