Connect with us

Europa

Përmbysi dy trena për të inkriminuar emigrantët

Published

on


Një 77 vjeçar nga Çekia ka tentuar të nxjerrë nga shinat të paktën dy trena vetëm dhe vetëm që të inkriminoheshin emigrantët myslimanë. Ai akuzonte emigrantët myslimanë duke i fajësuar, pasi ai i urrente ata.

Gjykata e Bohemisë qendrore ka dënuar personin në fjalë dhe gjithashtu ka urdhëruar ti nënshtrohet ekzaminimit dhe trajtimit psikiatrik.

Gjatë vitit 2017 ai kishte hedhur 2 trungje pemësh në shinat e trenit në një zonë veriore të Pragës. Atëherë ky person kishte arritur të nxjerrë jashtë shinave 2 trena. Për fat të mirë nuk kishte viktima.


Përmbysi dy trena për të inkriminuar emigrantët post

Mbas kësaj ai mori dhe shpërndante fletushka në zonë të cilat shkruanin në arabisht <<Allahu është i madh>>.

Sipas mediave Çeke autori kishte thënë se donte vetëm të përforconte rezistencën e popullit në mënyrë që të mos pranoheshin emigrantët e huaj në vend. Ky person është i pari në këtë vend që dënohet me akuza për terrorizëm.

Edhe pse në evropë kishte krizë emigracioni në Çeki nuk është vënë re ndonjë rritje e numrit të kërkesave për azil. Praga ka refuzuar politikën e Brukselit për detyrimin e shteteve anëtare të pranojnë një përqindje të caktuar emigrantësh.

Gjykatësi i çështjes  kishte thënë se Malta kishte qenë manipuluar nga disa personazhe publike të cilat shfrytëzonin frikën dhe besimin e shoqërisë civile. I akuzuari në fjalë është dhe ai një viktimë në një farë mënyre, por kjo s’do të thotë që nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.

Ndoshta duhej të kishte kuptuar se urrejtja prodhon më shumë urrejtje. I akuzuari kishte dhuruar shumë herë para për partinë anti-islamike SPD por ajo i kishte kritikuar negativisht veprat e të akuzuarit nëpërmjet faqes së tyre.


Më të lexuarat