Connect with us

Bota

Përplaset një avion bombardues Rus TU-22M3 duke lënë pas 3 të vdekur

Published

on

Përplaset një avion bombardues Rus TU-22M3 duke lënë pas 3 të vdekur

Vdiq edhe piloti i tretë i avionit bombardues Rus TU-22M3 i cili ishte përplasur gjatë uljes së tij në aeroportin e «Murmansk-it». Piloti ka humbur jetën e tij në spitalin ushtarak që ishte transportuar.

Ministria Ruse e mbrojtjes kishte komunikuar fillimisht se numri i të mbijetuarve ishte 2, dhe ishin transportuar në një spital ushtarak që ndodhet në zonën e «Musmansk-it».



Pak më vonë në një komunikatë të dytë, autoritetet kishin thënë se njëri nga pilotët e plagosur po transferohej në sallën e reanimacionit pasi gjendja e tij ishte tepër e rëndë.

Sipas informacjoneve avioni luftarak ishte ndarë në dysh gjatë uljes së tij në pistën e aeroportit të «Murmansk-it », duke rezultuar në rrjedhje të karburantit. Megjithatë nga ky aksident nuk ishte rrezikuar jeta e banorëve të zonës që ndodhet fare pranë këtij aeroporti.

Avioni luftarak i përkiste bazës ushtarake «Olenja» e cila gjendet në gadishullin «Kolsky», pikërisht 2 kilometra në jug të aeroportit të «Murmansk-it», dhe fare pranë qytetit të « Olenovorsk-it».

Në këtë aeroport gjenden të vendosur avionë luftarakë të tipit TU-22M3, dhe gjatësia e kësaj piste është 3.500 metra.

Avionët bombardues TU-22M3 përbëhen nga një ekuipazh prej 4 pilotësh dhe janë të dizajnuar për të goditur objektivat e armikut në thellësi strategjike. Shpejtësia maksimale e këtij modeli është 2.3000 kmh ndërsa rrezja e veprimit të tij është 7.000 kilometra.


Më të lexuarat