Connect with us

Azia

Përplaset një avion luftarak F-35 në Japoni

Published

on

Përplaset një avion luftarak F-35 në Japoni

Fati i pilotit që komandonte këtë avion mbetet ende i panjohur pasi «komunikimi me të ishte humbur teksa po fluturonte mbi Oqeanin Paqësor, në Japoninë veriore». Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura «forcat ushtarake po e kërkojnë», por nuk është zbuluar ende asnjë gjurmë e tij.

Ekipi i parë i avionëve F-35 (të Flotës Luftarake Japoneze) sapo kishte filluar të funksiononte në bazën ajrore të Misawa-s. Tokio ka vendosur të blejë rreth 87 aeroplanë të kësaj teknologjie për përditësimin e mbrojtjes ajrore të saj. Kjo ndodh për shkak të rritjes së fuqisë së Kinës.

Avioni i avancuar me një motor ndodhej rreth 135 kilometra në lindje të bazës ushtarake gjatë momenteve që ishte zhdukur nga radarët.

Kompania që i prodhon këta avionë, Lockheed Martin, ka deklaruar se është e gatshme të përkrahë flotën ajrore Japoneze në çdo mënyrë të nevojshme. Pentagoni ka deklaruar se po vëzhgon zhvillimet rreth kësaj çështje nga afër.

Është hera e dytë që rrëzohet një avion i teknologjisë F-35

Ky është aksidenti i dytë i këtij avioni që nga momenti i parë që ka filluar fluturimet e tij të para. Avioni i parë ishte i tipit A.F-35B    , i dizajnuar të kryente ngritje nga pistat e vogla, kishte mundësi të kryejë ngritje në mënyrë vertikale (Short take-off and vertical landing, STOVL).

Ky avion ishte rrëzuar gjatë muajit shtator në afërsi të bazës ajrore Boford, në Karolinën e Jugut. Kjo ngjarje kishte detyruar forcat amerikane të ndalonin çdo fluturim të këtij modeli. Ekziston dhe një model tjetër i këtij avioni, ai i kategorisë C, i cili është dizajnuar të operojë nga transportuesit e avionëve.

Flota Japoneze e avionëve F-35 do të përmbajë rreth 18 avionë të kategorisë B, të cilët do të zhvillohen përgjatë ishujve japonezë në skaj të Detit Sinai.

Japonia i kishte marrë këta avionë nga kompania Lockeed Martin. Avionët janë montuar në një fabrikë të Mitsubishi Heavy Industries.

Kostoja e çdo avioni të tillë është rreth 100 milion dollarë, domethënë pak më i lartë se blerja e një avioni të gatshëm. Me sa duket, Japonia ka vendosur të marrë pjesët dhe ti montojë vetë këta avionë duke bërë dhe modifikimet e duhura sipas nevojave të saj.


Më të lexuarat