Connect with us

Lajme

Persona non grata gazetari Grek i gazetës Proto Thema Panagiotis Savidhis

Published

on

Persona non grata gazetari Grek Panagiotis Savidhis

Panagiotis Savidhis u shpall persona non grata nga autoritetet Shqiptare, duke ju ndaluar hyrja për të paktën pesë vjet në territorin tonë.  Gazetari i “Proto Thema” kishte hyrë normalisht para një muaji në Bularat për të pasqyruar varrimin e ekstremistit 35 vjeçar. Ky i fundit është personi i cili u neutralizua nga forcat speciale të Renea ’s në Bularat.  Pra, bëhet fjalë për Konstandin Kaçifën.

Autoritetet Shqiptare i kanë komunikuar gazetarit Grek masën paraprake pikërisht në momentin që u rikthye në vendin tonë për të pasqyruar ceremoninë 40 ditore të përkujtimit të ekstremistit Minoritar Grek.

Persona non grata ducoment
Dokumenti përkatës


Ai u ndalua menjëherë në momentin që ai tentoi të kalojë kufirin Shqiptaro Grek në pikën doganore të Kakavijës . Në vazhdim u shoqërua dhe u mbajt përreth 10 minuta në ambientet e kontrollit doganor. Ku ju komunikua vendimi ndërsa merrej në pyetje mbi arsyet e vizitës së tij në Shqipëri.

Ndër të tjera, atij ju ushtrua dhe kontrolli formal doganor. Ja vlen të nënvizohet këtu që para një muaji autoritetet qeveritare Shqiptare publikuan formulimin e një liste me 60 emra.

Shtetas Grekë të cilët mbas spetaklit Nacjonalist në Bularat të Gjirokastrës. Autoritet Shqiptare ndërmorrën masa ndaj tyre duke i shpallur ata të padëshirueshëm në vendin tonë. Arsyet ishin aktivitet ekstrem antishqiptar dhe nxitje urrejtje mes dy vendeve tona.

Ditët e fundit janë marrë masat paraprake për parandalimin e incidenteve të shëmtuara nacionaliste. Pikërisht si ato të cilat ndodhën par 40ditësh në funeralin e ekstremistit Minoritar Grek.

Një Shtetas Grek me nënshtetësi të dyfishtë i cili kishte hapur zjarr ndaj policisë së shtetit. Fillimisht duke qëlluar me plumba luftarakë mbi automjetet e tyre. Dhe mbas arritjes së forcave Renea ai ka refuzuar të dorëzohet ku si pasojë humbi dhe jetën e tij gjatë rezistencës.

Operacjoni i Renea’s

Negociatat me personin në fjalë zgjatën përreth 6 ore pa sjellë asnjë rezultat pozitiv apo shenjë që ai mund të  dorëzohej. Madje në momentin që Renea ka arritur ta rrethojë atë. Domethënë Pas një shkëmbimi zjarri të fuqishëm që zgjati përreth gjysëm ore. Atij i është kërkuar të dorëzohej! Por,  Kaçifas menjëherë ju përgjigj forcave të rendit me zjarr të drejtpërdrejtë mbi ta.

arma e kacifës
Kallashnikovi i modifikuar me shënjestër holografike që përdori Ekstremisti kundër Reneas.

Duke vlerësuar situatën dhe rrezikshmërinë e lartë të tij. Renea është detyruar të neutralizojë, pasi ai nuk përbënte rrezikshmëritë lartë . Dhe jo vetëm për forcat Policore por edhe shtetasit civilë në fshat ku plumbat e tij vërshonin si breshër mbi çatitë dhe dyert e shtëpive.

Kështu që Renea pa patur asnjë alternativë tjetër ka arritur ta neutralizojë me sukses autorin duke shmangur në këtë mënyrë një humbje të mundshme të ndonjë jete të pafajshme.

Më të lexuarat