Connect with us

Amerika e Veriut

Persona të armatosur rrëmbyen 19 pasagjerë të një autobusi në Meksikë

Published

on

Persona të armatosur rrëmbyen 19 pasagjerë të një autobusi në Meksikë

Nëntëmbëdhjetë persona të cilët udhëtonin me autobus në Meksikën verilindore janë rrëmbyer pardje të enjten me datë 7/10 nga disa persona të armatosur. Nga ai moment nuk duhet më asgjë për fatin e tyre, deklaruan autoritetet gjatë ditës së diele.

Ky rrëmbim, i cili nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë. Rrëmbimi ishte kryer teksa autobusi po largohej nga porti i Tampico Ciudad Reinosa-s, i cili ndodhet në shtetin Tamulipas, në kufi me SHBA-në.

Disa persona të armatosur, të cilët lëviznin me 4 automjete, kishin detyruar autobusin të ndalonte në zonën e San Fernandos, një nga zonat më të rrezikshme të Tamulipës.

Katër persona me maska kishin hipur në autobus dhe kishin zbritur 19 meshkuj. Në vazhdim «i kishin detyruar ata të hipnin në makinat e tyre dhe ishin larguar në drejtim të paditur bashkë me pengjet e tyre», sipas raportit të policisë.

Persona të armatosur rrëmbyen 19 pasagjerë të një autobusi në Meksikë dhe u larguan në drejtim të paditur

Persona të armatosur rrëmbyen 19 pasagjerë të një autobusi në Meksikë
«Autobusi ku ndodheshin pasagjerët e rrëmbyer», tashmë i sekuestruar për të analizuar nga ekspertët në kërkim të çdo shenje apo të dhëne për identifikimin e autorëve dhe dërgimin e tyre përpara drejtësisë.

«Pjesa tjetër e pasagjerëve kishin arritur shëndosh e mirë në destinacionin e tyre», raportuan mediat meksikane.

Sipas autoriteteve, bandat që veprojnë në Tamulipas rrëmbejnë meshkuj dhe i detyrojnë ata të bashkohen në radhët e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 40.000 persona janë shpallur të humbur në Meksikë. Pjesa dërrmuese e këtyre zhdukjeve ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Tamulipas është një ndër shtetet me numrin më të madh të rrëmbimeve në Meksikë.

Dy janë kartelet kryesore që veprojnë në këtë shtet i cili ndodhet në kufi me Teksasin e (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Këto dy banda kishin humbur një pjesë të fuqisë së tyre për shkak të arrestimeve të shumta, diçka që kishte favorizuar shfaqjen e bandave të tjera në zonë.

Persona të armatosur rrëmbyen 19 pasagjerë të një autobusi në Meksikë (video).

Më të lexuarat