Connect with us

Amerika e Jugut

Pesë vjeçari mbijetoi i vetëm në shkretëtirë për 24 orë të tëra

Published

on

Pesë vjeçari mbijetoi i vetëm në shkretëtirë për 24 orë të tëra

Pesë vjeçari mbijetoi i vetëm në shkretëtirë për 24 orë të tëra, midis vapës dhe kafshëve të egra. Në kërkimet për gjetjen e tij merrnin pjesë, autoritetet e provincës San Huan dhe 1000 vullnetarë. Një ish motoçiklist në Rally Dakar, kishte gjetur djalin e vogël rreth 21 kilometra nga vendi që ishte parë për herë të fundit. Fëmija po trajtohet në spital pasi kishte pësuar një dehidrim të lehtë.

«Kisha ftohtë, nuk fjeta rehat mbi shkëmbin ku më kishte zënë gjumi», rrëfente vogëlushin për gazetën Clarin, pasi kishte dalë nga spitali gjatë ditës së martë. Ai tregoi se kishte pirë ujë nga një përrua dhe kishte ngrënë bar për të mbijetuar.

«Kaloi 24 orë në natyrë, nuk është e paktë kjo», kishte thënë motoçiklisti që e kishte shpëtuar, Alberto Odiveros. Ai tha se në këtë zonë ka shumë kafshë të egra, një ndër to është dhe puma. Ekskursioni familjar kishte dund të lumtur pasi vogëlushi ndodhej në një rrezik serioz.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report