Connect with us

Bota

Peshkaqeni i bardhë fsheh sekretin kundër kancerit

Published

on

Peshkaqeni i bardhë fsheh sekretin kundër kancerit featured

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë sekretin kundër kancerit pas një analize në ADN-në e peshkaqenit të bardhë. Ata theksojnë peshkaqeni i bardhë fsheh sekretin kundër kancerit. Njëkohësisht, ata thanë se ndodhen përballë një zbulimi historik që do të ndikojë pozitivisht në kurimin e sëmundjes së kancerit. Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, për të kuptuar biologjinë e peshkut grabitqar i cili ka shkaktuar frikë dhe tmerr tek njerëzit. Rreth tij janë xhiruar dhe shumë filma të famshëm nga industria kinematografike e Hollywood-it.


Peshkaqeni i bardhë fsheh sekretin kundër kancerit

Hulumtimi i ADN-së së peshkaqenit mund të ndihmojë shkencëtarët në luftën kundër sëmundjes së kancerit. Bëhet fjalë për zbulimin e mënyrave të reja për shërimin e shpejtë të plagëve.

Sekuenca e gjenomit ka zbuluar madhësinë e saj, e cila ishte një herë e gjysëm më e madhe se gjenomi njerëzor. Gjithashtu ajo ka një seri mutacionesh gjenetike të cilat shpjegojnë evolucionin dhe jetëgjatësinë e peshkaqenit të bardhë.

Peshkaqeni i bardhë fsheh sekretin kundër kancerit

Disa shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Portugalia kanë bërë një publikim në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së (PNAS).

Ata deklaruan se në disa raste mutacionet e ADN-së së peshkaqenit të bardhë i lejojnë atij të zhvillojë një rikuperim të shpejtë të plagëve të tij, falë ngërçit të gjakut të gjakut të tij. Ata kishin vënë re se ky sistem e mbronte atë nga kanceri, falë rikuperimit të shpejtë të defekteve në ADN-në e tij.



Në kundërshtim me atë që mund të prisnim, shumë kafshë të mëdha nuk pësojnë kancer më shpesh se njerëzit edhe pse kanë më shumë mutacione. Kjo ndodh pasi gjatë evoluimit dhe mutacioneve ka zhvilluar aftësi më të mëdha në mbrojtjen e organizmit të tij kundër kancerit. Kjo është një fenomen që është konstatuar në organizmin e peshkaqenit të bardhë.

Peshkaqenët ekzistojnë këtu e 400 milion vite, kjo do të thotë më shumë kohe se çdo kafshë vertebrore (njeriu modern u shfaq para 300.000 vitesh). Peshkaqeni i bardhë sot numëron një histori të gjatë prej 16 milion vitesh në zhvillimin dhe evoluimin e tij. Ai mund të arrijë një peshë prej 3.2 tonë dhe një gjatësi prej 6 metrash. Ai zhytet në një thellësi prej 1.200 metrash për të gjetur ushqimin e tij.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat