Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Peshku vrasës gllabëronte rosat e liqenit artificial në një qendër tregtare

Published

on

Peshku vrasës gllabëronte rosat e liqenit artificial në një qendër tregtare

Një peshk “vrasës” ishte larguar nga një liqen artificial, pas dëshmive të disa fëmijëve se e kishin parë duke vrarë rosat e këtij liqeni.

Peshku Mustak, i cili peshonte rreth 11,3 kilogramë ishte kapur në liqenin artificial të një qendre tregtare në Essex të Britanisë së Madhe. Peshku ishte kapur nga një skuadër e Shërbimit Mjedisor.

Sipas deklaratës së përfaqësuesit të këtij shërbimi: «Në perjudhën e ardhshme do të organizohej një garë peshkimi për të reduktuar popullsinë e peshqve pushtues. Ky liqen, i cili ka përmasa të konsiderueshme, gjendet në njërën anë të parkut komercial.

«Peshqit e mëdhenj kanë mundësinë të vrasin shpendë dhe kafshë të egra. Domethënë, jemi shumë të gëzuar që arritëm ta largonim nga ky liqen», kishte deklaruar përfaqësuesi i këtij shërbimi për BBC-në. Ndër të tjera ai kishte shtuar se: «ky peshk ishte kapur në flagrancë teksa gllabëronte rosat dhe disa shpendë të tjerë».

«Sulmuesit paraqesin një kërcënim serioz për kafshët e egra në këtë zonë», kishte thënë përfaqësuesi i këtij shërbimi.

Ky peshk ishte marrë dhe ishte dërguar në një liqen tjetër, nga i cili nuk mund të arratiset. Natyrisht me ndihmën e ekipit për përkujdesjen e kësaj specje.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat