Connect with us

Afrika

Piloti “kriminel” fluturonte mbi 20 vite me diplomë të falsifikuar

Published

on

Piloti “kriminel” fluturonte 30 vite me diplomë të falsifikuar featured

Ky person, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma publik, punonte për firmën SAA që prej vitit 1994. Përfundimisht, u detyrua të japë dorëheqjen dhe është bërë dhe një denoncim serioz kundër tij.

Sipas burimeve nga kjo kompani, ai kishte deklaruar se dispononte diplomë për linjat ajrore (APTL), një diplomë e cila i jep mundësinë këtij personi të pilotoje aeroplanë tregtarë me pasagjerë. Në realitet, ai dispononte vetëm një diplomë piloti (CTL), për të cilën kërkohen më pak aftësi. Kjo do të thotë se ai mund të pilotonte vetëm avionë të vegjël dhe jo BOEING 747.


Piloti “kriminel” fluturonte mbi 20 vite me diplomë të falsifikuar

Diploma APTL, më e larta që një pilot mund të ketë, jepet vetëm pasi të plotësohen 1.5oo orë fluturime, pas një trajnimi special dhe vetëm po i kaloi t gjitha testet. Pilotëve të SAA, kjo diplomë duhet tu jepet vetëm pasi të kenë plotësuar 5 vite nga data e punësimit. Në rast të kundërt ata rrezikojnë tu ndërpritet kontrata e punësimit.


Piloti “kriminel” fluturonte mbi 20 vite me diplomë të falsifikuar portrait image

Piloti “kriminel” fluturonte mbi 20 vite me diplomë të falsifikuar por u kap gjatë një inspektimi

Mashtrimi i këtij piloti ishte zbuluar gjatë nëntorit të kaluar, kur linja Airbus A340-600, në të cilën ishte pilot, kishte rënë në boshllëqe ajri dhe ishte e dashur të bëheshin disa manovrime.

Kur ishte ulur aeroplani në aeroport, ishin inspektuar të gjitha procedurat që kishin bërë pilotët për të shmangur tragjedinë. Pas përfundimit të këtij kontrolli ishte konstatuar se njëri nga pilotët nuk dispononte diplomën e duhur për të pilotuar këtë kategori aeroplanësh.

«Me sa duket ai e kishte marrë diplomën që ne i kishim dhënë dhe e kishte modifikuar. Domethënë diplomën profesionale (CTL) e kishte modifikuar që të dukej si diplomë APTL», deklaroi përfaqësuesja e shërbimit të aviacionit civil.

«Vërtet na ka shqetësuar fakti që gjithë këto vite ai pilotonte pa e diktuar asnjeri», kishte shtuar ajo në një intervistë për kanalin televiziv eNCA.

Atij i është kërkuar të kthejë mbrapsht rrogat dhe shpërblimet që kishte marrë gjatë gjithë këtyre viteve duke u bazuar tek deklarimi i tij. Autoritetet kanë vënë n tryezë dhe alternativën për ti hequr dhe diplomën CTL që i kishin dhënë më parë.


Më të lexuarat