Connect with us

Azia

Pitoni tenton të kapërdijë një grua të moshuar në Tajlandë

Published

on

Pitoni tenton të kapërdijë një grua të moshuar në Tajlandë featured

Një makth të vërtetë kishte përjetuar një 75 vjeçare në Tajlandë, kur një piton i kishte kafshuar këmbën teksa ajo po flinte gjumë. Kamera e sigurisë kishte filmuar momentet kur Pitoni tenton të kapërdijë një grua të moshuar në Tajlandë.

E moshuara po flinte gjumë pa e ditur se në shtëpinë e saj kishte hyrë një gjarpër nga dritarja e banjës dhe në vazhdim ishte strehuar në dhomën e gjumit ku ajo flinte. Këto momente të frikshme ishin regjistruar nga kamera e sigurisë, të cilën e kishte montuar i biri i saj për tu përkujdesur për mamanë e tij.


Pitoni tenton të kapërdijë një grua të moshuar në Tajlandë

Në videon e regjistruar vihet re qartë një gjarpër i madh teksa zvarritej në pllakat e dhomës së gjumit me dy sy që shkëlqenin në errësirë. Me sa duket, gjarpri po përgatitej të maste përmasat e gruas së moshuar me qëllim që të hante atë.

Në një moment gjatë natës ajo kishte nxjerrë këmbën jashtë krevatit dhe pitoni i ishte vërsulur këmbës së saj duke e kafshuar për ta ngrënë.

«Kujtoja se po shikoja një ëndërr të keqe. Ndjeja një dhimbje të fortë në këmbë dhe prandaj u zgjova nga gjumi. Mora një elektrik dore dhe atëherë pashë se diçka po lëvizte në dysheme. Pas pak momentesh vura re se aty ndodhej një gjarpër gjigand», tha ajo. Më pas kishte marrë guximin dhe kishte dalë jashtë dhomës së saj dhe kishte lajmëruar të birin.

I biri i saj e kishte ndjekur gjarprin dhe kishte arritur ta izolonte në ambientet e banjës. Pas disa minutash kishte arritur një skuadër ekspertësh dhe e kishte marrë gjarprin për ta transportuar në një vend të posaçëm. Pitoni do të mbahet për disa ditë në këtë qendër dhe pastaj do të lihet i lirë në natyrë.



Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report