Connect with us

Editorial

Plani propagandistik i frontit të opozitës për të dëmtuar imazhin e Ramës

Fronti i opozitës ka ndërmarrë një strategji të re për rrëzimin e qeverisë rama. Plani është të deformohet sa më shumë imazhi i figurës kryesore të kësaj partie, zotit Edi Rama.

Published

on

Plani propagandistik i frontit të opozitës për të dëmtuar imazhin e Ramës

Ditët e fundit kemi përjetuar një situatë të polarizuar politike në vendin tonë. Pas vetëvrasjes politika tashmë opozita e rrugës ka ndërmarrë një sulm frontal me një strategji tërësisht të re.

Kemi vënë re gjatë ditëve të fundit se qoftë Presidenti apo akoma edhe treshja e famshme Berisha/Basha/Kryemadhi/ po përpiqen të fabrikojnë skandale të ndryshme për të dobësuar imazhin dhe personalitetin e kryeministrit Rama.

Akuzat kanë qenë të shpeshta dhe të ndryshme. Lulëzim Basha, gjatë protestës së 10 të PD-së ka sulmuar rëndë kryeministrin shqiptar por kësaj here ka përdorur dhe zgjedhjet e 30 qershorit ku sipas tij qeveria Rama pësoi një humbje fatale ndërsa PD-ja një ngritje vertikale të shkallës 85%.

Ish kryeministri Sali Berisha, ka qenë më aktiv në intervistat dhe statuset e tij të famshme të cilat i akreditohen si gjithnjë «Qytetarit Dixhital». Kësaj radhe, Sali Berisha ka përdorur akuza nga më të ndryshmet por sulmet e tija kryesore ishin në lidhje me samitin e Poznan-it ku sipas tij Rama është injoruar dhe ka marrë përgjigjen përfundimtare për «mos çeljen e negociatave».

Sipas deklaratave të Lulëzim Bashës, Rama është kërcënuar dhe injoruar dhe madje na qenka larguar nga Poznani dhe me paralajmërimin për ngrirje të negociatave për Shqipërinë. Propaganda e Opozitës jo parlamentare ka arritur në kulmin e saj pas rrafshimit të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta, edhe pse në kundërshtim të rreptë me parimet dhe kompetencat e Presidentit ka ndërmarrë dhe ai një sërë sulmesh kundër Opozitës duke u renditur në këtë mënyrë në krahun e kauzës së opozitës. Kjo nuk është aspak e çuditshme pasi në realitet pas këtyre fshihet dhe e shoqja, Monika Kryemadhi.

Përveç humbjes së thellë të Ramës me 85% (sipas PD-së), Sali Berisha akuzoi Ed Ramën edhe për bashkëpunim me granazhet Serbe për copëtimin e Kosovës

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po punon për llogari të Beogradit si argat i Serbisë së Madhe duke kontribuar në shpërbërjen e Kosovës. Kjo akuzë buroi pas një publikimi të bërë nga dy komikë rusë të cilët arritën të shtinë në kurth kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në këtë përgjim telefonik dëgjohet Zoran Zaev-i teksa fotografon çështjen e një shkëmbimi territoresh midis Kosovës dhe Sebisë. Në realitet bëhet fjalë për informacion që Zaevi e ka marrë nga mediat. Këtë detaj të rëndësishëm e ka konfirmuar edhe ai vetë gjatë një interviste që ka dhënë për mediat pas publikimit të përgjimit.

Të gjithë e dimë oreksin e mediave fqinje dhe interesat për krijimin e disa situatave për t’ju faturuar në vazhdim qeverisë Rama.

Nga njëra anë ata që ishin të akuzuar tashmë akuzojnë. Sali Berisha është akuzuar haptas dhe me fakte se është agjent i UDB-së. Lidhja ndërmjet Rusisë dhe UDB-së nuk është një sekret pasi Rusia dhe Serbia kanë marrëdhënje të shkëlqyera. Pra ky përgjim mund të jetë i sajuar.

Kjo video mund të jetë një aksion i shërbimeve sekrete pasi në vazhdim ka rënë pre e përgjimeve dhe Ramush Haradinaj. Thuhet se numrin e Haradinajt, komikëve rusë ua ka dhënë Zoran Zaev-i

Ky përgjim mund të jetë dhe fake pasi direkt pas përgjimit që ju bë Zaevi-t thuhet se ka rënë në përgjim dhe Ramush Haradinaj. Numrin e tij të telefonit thuhet se ua ka dhënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Pra këtu kemi një fushatë të koordinuar që ka në shënjestër Kosovën dhe krijimin e një ideje për tradhëti nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Rama.

Kjo realisht duket pastër si një aksion i shërbimeve sekrete të huaja që kshu si për gallatë na hodhën një video në të cilën diskutohej për çështjen e kosovës dhe ndarjes së kufijve. Dihej mirë se çfarë emocionesh do të zgjonte kjo video dhe kemi arsye të besojmë se bohet fjalë për një sulm të koordinuar nga shërbimet e huaja në favor të Bac Saliut, Lulit dhe Monës të cilët janë nën akuzë për korrupsion.

Partia Demokratike sa herë ka qenë në pushtet pas ardhjes së demokracisë, Shqipëria është gjendur vazhdimisht në trazira dhe destabilitet politik dhe shoqëror. Mos harrojmë vitin 1997 kur në pushtet ishte Sali Berisha. Të gjithë e dimë tashmë se çfarë ndodhi dhe për këtë situatë nuk është ndëshkuar asnjeri akoma.

Paratë u zhdukën dhe të gjithë politikanët që ishin atëherë në pushtet u shpallën të gjithë të pafajshëm. Paratë u zhdukën dhe u hapën depot e armëve. Vetëm gjatë periudhës së trazirave u vranë mbi 4000 persona por përsëri askush nuk mbajti përgjegësi.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report