Connect with us

Greqi

Plasin denoncimet kundër dy të rinjve që masakruan studenten në Rodhos

Published

on

Elena nuk ishte e vetmja por e fundit

Zbulime të reja mbi <<aktivitetin>> e të akuzuarve për çështjen e vrasjes së studentes në Ishullin Rodhos të Greqisë. Nga disa burime mediatike bëhet fjalë se studentja nuk ishte e vetmja që përjetoi momente ferri. Thjesht mbas ngjarjes që tronditi Greqinë viktimat e tyre po inkurajohen dhe po fillojnë të flasin!

Plasin denoncimet kundër dy të rinjve që masakruan studenten në Rodhos

Kanali Grek SKAI transmetoi se të paktën akoma dy femra të tjera kanë denoncuar tentativë përdhunimi nga dy të rinjtë në fjalë. Gjithçka realizohej në shtëpinë e Manolis Kukuras në Pefkus të Lindhos. Pikërisht në banesën e tij ku u krye vrasja e Elena Topalidhit. Vajzës që u përdhunua dhe mbasi u godit rëndë trupi i saj i zhveshur u hodh i gjallë në det ku mbas 8 orëve gjeti vdekjen duke u mbytur.

Vajza minorene (nën 18 vjeç) duket se ka shpëtuar falë një mrekullie në momentin e fundit. Pasi  “sipas dëshmisë së saj” Manolis Kukuras dhe Aleksandër Lucaj arritën ta shoqëronin në shtëpinë e tmerrit. Dhe në vazhdim siç dëshmon vajza: Ata janë përpjekur ta detyrojnë atë të kryejë marrëdhënie seksuale me ta. Duke përdorur “sjellje të dhunshme”! Por (sipas dëshmisë së vajzës) ajo në momentin e fundit arriti t’ju shpëtojë nga duart dy të rinjve duke u rezistuar atyre.

Më të lexuarat