Connect with us

Bota

SH.B.A » Platforma Netflix akuzohet për censurim

Published

on

Platforma-Netflix-akuzohet-për-censurim

Platforma Netflix akuzohet për censurim në një emision të saj

Platforma e madhe Amerikane Netflix akuzohet për censurim pasi tërhoqi nga platforma e saj episodin e një emisioni satirik në Arabinë Saudite. Një emision që kritikonte mbretërinë e Sunit sipas gazetës Financial Times. Bëhet fjalë për episodin e emisionit “Patriot Act with  Hasan Minhaj” i cili është një Aktor komik dhe komentator politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Platforma Netflix akuzohet për censurim Hasan Minhaj

Në këtë emision ai fliste për vrasjen e gazetarit Arab Xhamal Kashoggi por në të njëjtën kohë ai kritikonte dhe princin Muhamed Bin Salan. Pikërisht kur në një moment ai filloi të kritikonte dhe ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen.

<<Ka ardhur koha të rishqyrtojmë marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite. Atje ekzistojnë njerëz që luftojnë për reforma të vërteta por Muhamed Bin Salivan nuk është një nga ata>>, tha ndër të tjera Hasan Minaz në këtë emision. Sipas Gazetës Financial Times, platforma Netflix tërhoqi këtë episod pas një kërkese të Riadit me pretendimin se shkelte ligjin e krimit kibernetik.

Platforma ka mbrojtur publikisht vendimin e saj dhe ka nënvizuar se “mbështet lirinë e artit në mbarë botën”. Por se episodi në fjalë u tërhoq nga Arabia Saudite në përputhje me kushtetutën e saj.

Përgjegjësja për çështjen Kasoghi në gazetën Uashington Post ka komentuar vendimin e platformës Netflix duke e konsideruar skandaloz. Në të njëjtën kohë një pjesë e publikut ndjekës të këtij emisioni e ka konsideruar këtë akt si censurë. Xhamal Kashoggi u ekzekutua në ambientet e Ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi.

Më të lexuarat