Connect with us

Bota

Poli magnetik i veriut po zhvendoset drejt Siberisë

Published

on

Poli magnetik i veriut po zhvendoset drejt Siberisë_1

Sipas shkencëtarëve, poli magnetik i veriut po zhvendoset me shpejtësi të madhe drejt Siberisë.



Gjatë viteve të fundit, poli magnetik i veriut, po zhvendoset me një shpejtësi prej 55 kilometrash në vit. Në vitin 2000 kjo shpejtësi ishte 14,5 kilometra në vit.

Kjo zhvendosje kaq e shpejtë solli si rezultat dhe rishikimin e Modelit Magnetik në mbarë botën. Modeli i deri sotëm ishte themeli i menusë moderne për trafikun ajror, ujor dhe nënujor etj.

Në jetën e përditshme shumë gjëra pritet të ndryshojnë drejtim. Kjo ndodh pasi nga ky sistem varet dhe sistemi GPS që kemi nëpër makina apo akoma edhe në celularët tanë.

Këto të dhëna përditësoheshin pothuajse çdo pesë vjet, por tani ky proces po ndodh shumë më shpejt nga parashikimet e shkencëtarëve.

Që të jemi të qartë, poli magnetik nuk është poli gjeografik. Shumë njerëz ndjellin shpesh «fundin e botës »mbas tastierës së një kompjuteri. Kjo ndodh thjesht për të shtuar shikueshmërinë dhe klikimet në faqe.

Shkencëtarët nuk kanë dhënë ndonjë alarm për këtë fenomen, kështu që mos u trembni. Ne kemi për detyrë t’ju sjellim lajmin dhe jo t’ju terrorizojmë me artikuj të ç’do lloji. Ky lajm nuk përbn ndonjë situatë alarmante. Më sipër mund të shikoni dhe spostimin e tij ndër vite, një fenomen i cili është tërësisht normal.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat