Connect with us

Europa

Policet e Saksonisë publikojnë video erotike për publikun

Published

on

Policet e Saksonisë publikojnë video erotike për publikun featured

Një video e realizuar nga femrat e policisë së Saksonisë ka shkaktuar shumë zhurmë në internet. Në këtë video, të cilën ne e kemi siguruar për ju, shfaqen femrat e policisë së Saksonisë duke u lëkundur në një ritëm muzike brenda në rajon.

Femrat janë të bukura dhe mesa duket këto xhirime janë realizuar gjatë verës së kaluar në një rajon policie në Baunden të Gjermanisë.


[videopress wMjrKpbV]

Videoja fillon me një femër në hyrje e cila thotë: «Jeni gati për këtë»? Mbas kësaj kamera futet në dhomat e zhveshjes, duke fokusuar disa skena të nxehta dhe tepër erotike.

Madje, policet kërcejnë nën tingujt e këngës nga Fergie ku ka dhe disa vargje explicit!

Reagimi i Policisë së Saksonisë

Policia e Saksonisë kishte reaguar në mënyrë diplomatike dhe kjo bëri që lajmi të shpërthente në të gjitha mediat gjermane.

«Me sa duket vajzat kënaqur me këtë video personale. Imazhe të tilla  mund të shkaktojnë një sërë reagimesh të ndryshme», kishte shprehur me anë të një statusi në Twitter administrata e Policisë së Saksonisë.

Shefi i Policisë së Saksonisë kishte thënë për revistën e njohur Gjermane, Bild, se «çështja e përmbajtjes së kësaj videoje do të diskutohet. Moderimi dhe vetëpërmbajtja duhet të jenë virtytet kyçe për oficerët e policisë që aspirojnë, madje dhe në rrjetet sociale».


Më të lexuarat