Connect with us

Lajme

Policia Amerikane ngriti një kurth për të arrestuar fansin e Donald Trumpit

Published

on

Policia Amerikane ngriti një kurth për të arrestuar fansin e Donald Trumpit

Policia kishte dy muaj që merrte vazhdimisht denoncime nga qytetarët, pikërisht kaq kishte zgjatur dhe aktiviteti i personit në fjalë. Policia kishte vendosur të ndërtonte një mur për ta lëshuar në grackë personin që shkruante kudo parullën për Presidentin Amerikan.

Shefi i Policisë së Metrosë, Edward Delatorre, kishte shpjeguar detajet e këtij operacioni përballë gazetarëve. Ai kishte rrëfyer se që nga muaji janar, departamenti i tij kishte marrë disa qindra ankesa nga pasagjerët por dhe punëtorët e metrosë mbi një stacion në Brooklyn ku dikush vizatonte me spray  parullën #iloveTrump.

Gjatë funidt të muajit shkurt ata kishin patur një ide. Duhej të ndërtonin një mur për të shtirë të dyshuarin në grackë. Pas këtij muri do të fshiheshin disa Policë civilë në mënyrë që ta arrestonin në flagrancë.

Ky plan kishte filluar të zbatohej me datë 12 mars. Muri ishte ndërtuar rreth tre ditë më vonë dhe grafisti nuk kishte arritur ti rezistonte pasionit të tij. Policët po e prisnin aty pas murit dhe sapo ishte afruar e kishin arrestuar në flagrancë.

Një zëdhënës i Policisë tha se bëhet fjalë për një mashkull 43 vjeçar, i cili quhet Jamie Montemarano dhe është akuzuar për kundravajtje.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report