Connect with us

Amerika e Jugut

Policia Braziliane ekzekutoi 11 grabitës teksa po hidhnin në erë dy banka

Published

on

Policia Braziliane ekzekutoi 11 grabitës teksa po hidhnin në erë dy banka

Sipas autoriteteve, në këtë krim merrnin pjete të paktën 25 persona. Ata kishin vajtur aty për të hedhur në erë disa makineri ATM në dy banka të ndryshme, me qëllim «grabitjen e parave që gjendeshin në këto makineri». Ky konsiderohet një krim i zakonshëm në Brazil. Përveç 11 personave të vrarë, Policia kishte arritur të arrestonte dhe dy bashkëpunëtorë të tyre. Njëra nga këto banka gjendej afër një rajoni të policisë.

«Këta kriminelë ishin të përgatitur për luftë», deklaroi Alvaro Batista Kamilo, Shefi i Policisë në këtë qytet.

Grabitësit kishin mbërritur në vendngjarje me pesë automjete të blinduara dhe ishin të armatosur me armatim të rëndë. Aty kishin vajtuar policë nga dy qytete të ndryshme dhe kishte filluar një shkëmbim zjarri i paparë. Ndjekja e autorëve kishte arritur deri në një qytet rreth 60 kilometra larg nga qyteti i Sao Paolos.

Në një moment e sipër, autorët kishin hyrë në një shtëpi dhe kishin marrë peng të zotërit e kësaj shtëpie, por “policët kishin arritur ti çlironin”. Informacioni ishte transmetuar nga burimet e Policisë, e cila nuk kishte dhënë më shumë hollësi mbi ngjarjen. Asnjë polic nuk ishte plagosur.

Drejtori i Policisë, Mario Silva, deklaroi për kanalin Globo Tv se kjo bandë ishte nën vëzhgimin e autoriteteve dhe se ishin në dijeni të aksionit të tyre. Policia nuk e dinte se pikërisht ku do të godisnin por këtë arsye kishin shtuar patrullat e policisë në zonë.


Më të lexuarat