Connect with us

Amerika e Veriut

Policia Braziliane ekzekuton 13 persona

Published

on

Policia Braziliane ekzekuton 13 persona

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri në Rio De Janeiro. Ngjarja ka ndodhur sot gjatë një operacioni Policor në Faveles, në afërsi të qendrës së Rio De Janeiro-s.

Shërbimet shëndetësore të kësaj komune kanë komunikuar se: «14 persona ishin goditur me armë zjarri», dhe në vazhdim ishin transportuar në spitalin Souza Aguilar, «13 prej tyre ishin të vdekur kur arritën aty. Në mes të personave të qëlluar ndodhej dhe një i plagosur, gjendja e të cilit është tepër serioze».


Policia Braziliane ekzekuton 13 persona post

Policia Ushtarake kishte komunikuar nëpërmjet një statusi në Twitter se: «forcat e ligjit kishin qëlluar 12 kriminelë», gjatë një operacioni që shtrihej në tre zona afër lagjes Santa Tereza. Kjo zonë ndodhet në një kodër me panoramë Rio De Janeiro-n.

Trafikantët Brazilianë kishin hapur zjarr mbi Policinë

Kriminelët kishin sulmuar policinë dhe kjo e dyta i ishte kundërpërgjigjur zjarrit. Në momentin që kishin pushuar të shtënat, kriminelët kishin përfunduar të plagosur nëpër rrugicat përreth dhe ishin transportuar në spitalin Souza Aguilar.

Autoritetet deklaruan se kanë sekuestruar tre automatikë, 12 pistoleta dhe 6 granata dore, fotografitë e të cilave ishin publikuar në Twitter, në llogarinë e Policisë Ushtarake.

Një video që ishte publikuar më herët në faqen e gazetës lokale “O Dia” tregonte disa forca të Policisë që ngarkonin kufomat në pjesën e pasme të një automjeti.

Zona Favelas përbëhet nga disa lagje në të cilat jeton pothuajse ¼ nga 6 milion banorë që ka ky qytet. Kjo zonë është tronditur shpesh herë nga përleshje me armë të cilat plasin kryesisht për shkak të trafikut të lëndëve narkotike.

Shpesh herë në këtë qytet ndodhin dhe përplasje midis bandave të cilat luftojnë me njëra tjetrën për të zgjeruar kontrollin e tyre në këtë zonë.

Sipas shtypit lokal, gjatë ditës së mërkurë kishte ndodhur një përleshje mes bandave të kësaj zone, të cilat ishin përpjekur të eliminojnë njëra tjetrën për të zgjeruar territorin e tyre.


Më të lexuarat