Connect with us

Bota

Policia ekzekutoi një person që po flinte në makinën e tij

Published

on

Policia ekzekutoi një person që po flinte në makinën e tij featured1

Stuhi neverie dhe reagimi ka shkaktuar një video ku Policia Amerikane qëllon 10 herë mbi një person që po flinte në makinën e tij. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar rreper i cili po flinte në automjetin e tij, diku në qytetin e Kalifornisë.


Policia ekzekutoi një person që po flinte në makinën e tij post

Në videon që është publikuar, duken 6 policë që kanë rrethuar makinën e Willie McCoy dhe papritur hapin zjarr kolektivisht duke thërritur «trego duart, ngriji duart lart».

Sipas Usa Today, thuhet se policët kishin qëlluar pasi kishin kujtuar se po rrezikohej jeta e tyre. Kjo kishte ndodhur pasi «i riu kishte bërë një lëvizje të dyshimtë  për  të kapur armën që mbante me vete», në momentin që po flinte!



Policia ekzekutoi një person që po flinte në makinën e tij, pastaj i kërkonte të ngrinte duart lart

«Gjatë ndalimit tij nuk ishte bërë asnjë tentativë për zgjidhje paqësore.  Detyra e policisë është të arrestojë personat që shkelin ligjin dhe jo të marri ligjin në duart e saj. Nuk je gjykatës, juri dhe ekzekutor», deklaroi vëllai i viktimës.

Gjashtë policët kishin vajtur aty pas një telefonate që ju ishte bërë nga një punonjës mbi një person që po flinte brenda në automjetin e tij. Fillimisht në vendngjarje kishin vajtur dy policë, të cilët kishin vënë re se i riu po flinte me një armë tek këmbët e tij. Pasi kuptuan që dera e makinës ishte e siguruar nga brenda ata kishin vendosur të thërrisnin përforcime.

Pasi kishin arritur dhe 4 policë të tjerë, kishin rrethuar automjetin e rreperit. Pikërisht në atë moment i riu ishte zgjuar dhe kishte kuptuar që ishte i rrethuar. Ata e kishin urdhëruar të mbante duart lart por ai kishte tentuar të rrëmbejë armën që mbante pranë këmbëve të tij.

Pas lëvizjes së 20 vjeçarit, policia kishte hapur zjarr dhe në të njëjtën kohë e urdhëronin të dorëzohej. Përfundimisht e kishin nxjerrë nga makina dhe kishin konstatuar që ai kishte vdekur.


Më të lexuarat