Connect with us

Europa

Policia greke përdor gaz lotsjellës të skaduar

Published

on

Policia greke përdor gaz lotsjellës të skaduar

Disa denoncime serioze janë bërë sot nëpërmjet publikimit të fotove në rrjetet sociale. Bohet fjalë për një çështje që ka lidhje me protestën e sotme të Athinës.



Një protestë masive kundër marrëveshjes Cipras – Zaev për çështjen e emrit të Maqedonisë. Me sa duket gazi lotsjellës që u përdor kishte skaduar që në vitin 2017.

Në imazhet e publikuara vihet re qartë «data e skadimit» e cila shkruan «Janar/2017». Dhe me sa duket kjo lëndë kimike është e importuar nga Brazili. Ndërmjet denoncimeve ka tërhequr vëmendje dhe prezenca e një shkrimtari Spanjoll i cili quhet Pedro Olaja.



Episodet që njollosën këtë protestë kishin filluar nga sheshi përballë «ushtarit të panjohur», kur një skuadër maskash filloi të hidhte leva hekuri dhe gurë në drejtim të punonjësve të Policisë greke.

Forcat e policisë ishin përgjigjur menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërbërë turmën e tërbuar. Ky ishte vetëm fillimi i kaosit pasi ndërmjet protestuesve ndodheshin dhe fëmijë minorenë, të cilët vraponin për tu mbrojtur duke u fshehur në rrugicat përreth.


Më të lexuarat