Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Policja kishte lënë vajzën 3 vjeçare të vdiste në makinë për të bërë seks me shefin e saj

Published

on

Policja kishte lënë vajzën 3 vjeçare të vdiste në makinë për të bërë seks me shefin e saj

Policja nga Misisipi i Shteteve të Bashkuara është dënuar me 20 vjet burg, pasi kishte lënë vajzën e saj të mbyllur në makinë, deri sa kishte vdekur, në makinën e saj të shërbimit. Ajo kishte vepruar në këtë mënyrë për të bërë seks me shefin e saj.

Njëzet e nëntë vjeçarja Kasi Barker kishte pranuar fajësinë e saj në gjykatë dhe ishte dënuar për vrasje pa zbutje dënimi. Ngjarja kishte ndodhur me datë 30 Shtator të vitit 2016.

Pas një turni 12 orësh, ajo kishte vajtur në shtëpinë e shefit të saj për të diskutuar një çështje personale. Pas presonit të ushtruar nga gjykatësi, ajo kishte pranuar se kishte vajtur aty  për të bërë seks dhe e kishte zënë gjumi.

Në të njëjtën kohë, vajza e saj 3 vjeçare ndodhen në sediljen e pasme të makinës, e vetme për katër orë të tëra. Kur ishte kthyer tek makina e saj për tu larguar, kishte gjetur vajzën pa ndjenja fare.

Menjëherë ajo kishte vrapuar tek shtëpia e shefit të saj dhe i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur. Ata kishin thërritur menjëherë ambulancën, por mesa duket kishte qenë tepër vonë. Vogëlushja nuk kishte arritur të shpëtonte, kishte vdekur menjëherë pas mbërritjes në spital.

Sipas ekspertizës, të gjithë xhamat e makinës ishin të mbyllur dhe temperatura në brendësi të automjetit ishte rreth 38° celsius. Sipas dëshmisë së saj, kjo nuk kishte qenë hera e parë që e kishte lënë vetëm në makinë.

https://youtu.be/ebBrVhs-lM8

Më të lexuarat