Connect with us

Franca

Policja qëllohet për vdekje nga kolegu i saj teksa po luanin me armët e tyre

Published

on

Policja qëllohet për vdekje nga kolegu i saj teksa po luanin "Far West" me armët e tyre

Policja qëllohet për vdekje nga kolegu i saj në orën e shërbimit teksa po luanin një lojë të tipit “Far West” me armët e tyre. Incidenti ka ndodhur gjatë së dielës së kaluar në hyrje të godinës së policisë franceze në Paris. Dy policët po kryenin turnin e tyre si çdo dotë tjetër në punën e tyre. Ata kishin filluar të luanin me armët e tyre për të kaluar orën. Një lojë të tipit «Far West» për të parë se kush ishte më i shpejtë.

Duke pretenduar se gjoja po luftonin, ishin vendosur përballë njëri tjetrit dhe tërhiqnin armët e tyre për të parë se kush do të arrinte të qëllonte i pari. Kjo lojë natyrisht mori një rrjedhojë tragjike pasi arma e policit ishte shkrepur. Policja qëllohet për vdekje nga kolegu i saj pasi plumbi kishte përfunduar në kokën e koleges së tij.

Sipas mediave franceze ka filluar një hetim i gjerë nga Prokuroria e Parisit dhe polici në fjalë është arrestuar dhe mbahet në paraburgim.

«Bëhet fjalë për një dramë e cila sapo shkatërroi dy jetë njerëzish», tha zëdhënësi i policisë për gazetën Le Parisien.


Më të lexuarat