Connect with us

Bota

Popullsia në Botë arriti në 7.7 miliardë banorë

Published

on

Popullsia në Botë arriti në 7,7 miliardë banorë

Popullsia në botë ka arritur në 7.7 miliard banorë gjatë vitit 2019, ndërsa në vitin 2050 pritet të arrijë në 9.7 miliardë banorë. Ky lajm referohet në sugjerimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili ishte paraqitur dje. Lajmi ishte transmetuar në sesionin e 52-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë dhe zhvillimit. Ky sesion po zhvillohet në Nju Jork prej datës 1 deri në datën 5 prill.

«Popullsia e planetit tonë, i cili sipas matjeve ka arritur në 7.7 miliardë banorë dhe vazhdon të rritet edhe pse normat e rritjes së saj po bien. Pritet që kjo popullsi të rritet akoma dhe të arrijë në 9.7 miljardë në vitin 2050. Në fund të këtij shekulli pritet të arrijë në 11 miliard banorë», referohet në këtë sugjerim.

Tendencat kryesore që ndikojnë në rritjen e popullsisë janë se popullsia po bëhet më e madhe dhe më e lëvizshme. Ndër të tjera, thuhet se «sot janë përqendruar më shumë se kurrë nëpër qytete». Midis të tjerash, pritet që kjo rritje e popullsisë mund të shkaktojë dhe reduktimin e burimeve natyrore dhe njëkohësisht dhe rëndimin e ekosistemit të planetit tonë.

Sipas këtij sugjerimi, numri i njerëzve që jetojnë nëpër qytete mund të rritet nga 59% që është sot dhe të arrijë në 69% në vitin 2050.

Gjithashtu, ky raport ka vënë në dukje se jetëgjatësia mesatare në vitin 2019 ka arritur në 72.3 vite. Pritet që në vitin 2030 kjo shifër të rritet rreth 2 vite më tepër duke arritur në 74.3 vite. Duke u bazuar në raportin e OKB-së, popullsia e planetit tonë kishte arritur në 7 miljardë banorë në vitin 2011.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat