Connect with us

Turqia

“Premierë” për aeroportin kolosal të Stambollit

Published

on

Premierë për Aeroportin Kolosal të Stambollit

Në këtë arritje nuk luan rol vetëm infrastruktura, bëhet fjalë për një vepër arkitektonike, e cila do të strehojë aeroportin e ri të Stambollit. Ishte dhe procesi i transferimit dhe i instalimit, i cili u zhvillua në vetëm 45 orë. Autoritetet Turke e kishin përshkruar si ngjarje të paparë në vëllim dhe shpejtësi.

Një ushtri punonjësish ishin angazhuar për të transportuar mbi 10,000 objekte të cilat peshonin mbi 47.300 tonë. Duke filluar nga aeroplanët dhe ashensorët deri tek sensorët e brishtë të sigurisë. Ky mision ishte realizuar në instalimet e reja të aeroportit të ri, i cili gjendet rreth 30 kilometra në veri të Ataturkut, në Detin e Zi.

Fluturimi i fundit

Në fazën e parë të funksionimit të këtij aeroporti, i cili ka kushtuar rreth 8 miliardë dollarë, do të transportohen rreth 90 milionë pasagjerë në vit. Qëllimi është që numri i frekuentuesve në këtë aeroport të arrijë në 200 milion pasagjerë në vit.

Ministri i Transportit, Mehmet Turhan, kishte konsideruar fluturimin e fundit nga aeroporti Ataturk si një «fluturim historik». «Jam në pozicionin e lumtur të përshëndes akoma edhe pasagjerët e fundit nga aeroporti Ataturk», kishte thënë ai përpara se të ngrihej aeroplani i parë, në orën 02:44 të mëngjesit.

«Gjatë kthimit tuaj do të uleni në aeroportin e ri të Stambollit, një monument triumfi, më i madhi në botë», kishte thënë ai duke mbyllur deklaratën e tij.


Më të lexuarat