Connect with us

Azia

Presidenti Amerikan firmosi njohjen e sovranitetit Izraelit në Kodrat e Golanit

Published

on

Presidenti Amerikan firmosi njohjen e sovranitetit Izraelit në Kodrat e Golanit

Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka firmosur gjatë ditës së hënë një dekret që njeh sovranitetin Izraelit në Kodrat e Golanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm Izraelit, Yisrael Katz.

Ministri i Jashtëm Izraelit, kishte deklaruar se ky dekret do të firmosej gjatë vizitës së Kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, në shtëpinë e bardhë.

Një zyrtar i lartë Amerikan, kishte deklaruar gjatë javës së kaluar se qeveria e presidentit Donald Trump, po përgatit një dokument zyrtar. Ky dokument ishte për të kodifikuar mbështetjen për aneksimin e Kodrave të Golanit nga Izraeli.

Kjo pllajë konsiderohet si një  pozicion strategjik të cilin, Izraeli e kishte fituar nga Siria gjatë luftës së vitit 1967, në luftën 6 ditore.

«Nesër, Presidenti Trump, në prani të Kryeministrit Netanyahu, do të firmosë sovranitetin Izraelit në kodrat e GolanitLidhjet midis Amerikës dhe Izraelit janë më të forta se kurrë», kishte shkruajtur në Twitter Ministri i Jashtëm Izraelit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara konsideron se Kodrat e Golanit, të cilat kontrollohen nga Izraeli, është një territor i pushtuar.

Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan, kishte deklaruar gjatë ditës së diele se: «Turqia do ta sjellë çështjen para Kombeve të Bashkuara».

Gjatë një interviste që kishte dhënë në TGRT Haber, Erdogani kishte thënë se deklarata e Presidentit Amerikan, Donald Trump, ishte e paramenduar. Ai tha se kjo ishte: «dhuratë për Benjamin Netanyahu-n në prag të zgjedhjeve në Izrael».


Më të lexuarat