Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Presidenti Amerikan kërcënon sërish me mbyllje kufijsh

Published

on

Presidenti Amerikan kërcënon sërish me mbyllje kufijsh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcënuar sërish sot se do të mbyllë kufijtë me Meksikën. Ai i ka bërë thirrje Kongresit për të marrë masa në mënyrë që të përmbushen boshllëqet e legjislacionit për emigracionin dhe sigurinë.

«Kongresi duhet të bjerë dakord dhe të eliminojë dobësitë e legjislacionit që kanë të bëjnë me kufirin. Nëse nuk merret asnjë masë, Kufiri, ose një pjesë e madhe e kufirit do të mbyllet. Bëhet fjalë për gjendje të jashtëzakonshme», kishte shkruar Donald Trump në Twitter.



Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Mercedes Slap, ka vënë në dukje se po bëhet përparim me Meksikën në çështjet e emigracionit por nuk kishte pranuar të thoshte nëse ka mundësi të mbyllet kufiri brenda kësaj jave. «Burimet tona po mbarohen, sistemi është sosur», tha ajo para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Mbyllja e kufijve do të kishte pasoja shkatërruese për ekonominë e SHBA-së

Presidenti Meksikan, Andrés Manuel López Obrador, kishte deklaruar se nga ana e vendit të tij nuk ekzistonin probleme serioze në kufi, edhe pse lëvizja e produkteve është ngadalësuar në shumë dogana.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet amerikane në mënyrë që kufijtë të mbeten të hapur. Këtë deklaratë e kishte dhënë Presidenti Meksikan gjatë konferencës së rregullt në mëngjes.

Kreu i Republikanëve në Senat, Mich McOnel, kishte paralajmëruar gjatë ditës së martë se «mbyllja e kufijve do të kishte pasoja shkatërruese për ekonominë». Ai kishte bashkuar zërin e tij me kolegët e tij demokratë, të cilët nuk janë aspak dakord me pikëpamjet e Presidentit Amerikan.

Këshilltari ekonomik i Presidentit, Larry Kudlow, kishte siguruar qeverinë se po shqyrtoheshin mënyra për të përkufizuar pasojat financiare pas mbylljes së kufirit.


Më të lexuarat