Connect with us

Shqipëria

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duhet të japë dorëheqjen

Presidenti i Republikës së Shqipërisë provokon rëndë me sjelljen e tij të njëanshme duke ofenduar drejtpërdrejt deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duhet të japë dorëheqjen

Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen pasi është një person i kompromentuar. Gjatë ditës së djeshme ai u rendit haptas në krah të opozitës. Me anë të disa statuseve në rrjetet sociale ai ka tentuar të marrë krahun e Partisë Demokratike me anë të disa postimeve në FB të cilat janë skandali i radhës.

Në njërin nga statuset e publikuar prej tij në faqen zyrtare thotë:

«Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresin gjeometrik», tha z.Meta në këtë status. Pra me pak fjalë kjo ishte një batutë për të ofenduar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik.

Posted by Ilir Meta on Monday, July 1, 2019

Reagimi i qytetarëve dhe foto-komentet e tyre:

STATUS 1
STATUS 2
STATUS 3
STATUS5
STATUS 6

E vërteta është se nuk është në gjendje të flasë për «shtetin e së drejtës» një president që shkel kushtetutën me të dyja këmbët sa herë të dëshirojë. Së fundmi të gjithë ishim dëshmitarë të çmendurive të tij pas lëshimit të dy dekreteve mbi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Këto zgjedhje u zhvilluan normalisht dhe patën pasoja rrënuese për LSI-në dhe PD-në pasi pas bojkotit të tyre humbën gjithçka.

Më pas ai ka ndjekur një taktikë tjetër duke publikuar statusin e Ylli Manjanit i cili përdori një gjuhë të ashpër duke u renditur kundër rezultatit të votimeve dhe njëkohësisht duke kritikuar rëndë deklaratën e SHBA-së në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Reagimi i SHBA-së në lidhje me zgjedhjet:

🇦🇱 | Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, July 1, 2019

Statusi i lëshuar nga Ilir Meta në faqen e tij zyrtare:

Disa nga reagimet e qytetarëve pas postimit të statusit të dytë:

STATUS 7
STATUS8
STATUS 9
STATUS 10
STATUS 11

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report