Connect with us

Opinion

Presidenti Meta vijon me sulmin kundër qeverisë Rama dhe reformës në drejtësi

Opozita ka dy javë që ushqehet nga një dekret nul duke pretenduar së po zbaton dekretin e presidentit. Ilir Meta ka filluar të sillet si monark që nuk pyet as për ligj dhe as për kushtetutë.

Published

on

Presidenti Meta vijon me sulmin kundër qeverisë Rama dhe reformës në drejtësi 1

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vijon me sulmin frontal dhe të njëanshëm kundër Partisë Socialiste dhe veçanërisht kryetarit të kësaj partie i cili është njëkohësisht dhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,  z. Edi Rama. Tashmë nuk do aspak mend dhe analiza për të kuptuar se presidenti ka humbur busullën dhe ka hequr petkun e presidentit duke e zëvendësuar atë me atë të krye opozitarit.

Publikimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të shpeshta dhe skandaloze. Të gjitha publikimet e tij janë kryesisht sulmuese kundër qeverisë, votimeve dhe në mënyrë indirekte kundër reformës në drejtësi. Ai nuk ka humbur asnjë rast për të sulmuar qeverinë në mënyrë frontale dhe të drejtpërdrejtë.

Në disa nga statuset e njëanshme të cilat krye opozitari Ilir Meta ka hedhur në rrjetet sociale duke u stërmunduar të krijojë një nxitje në mënyrë që të krijohet destabilitet në vend për të kaluar në planin përfundimtar i cili është «rrëmbimi i pushtetit» dhe ndarja e këtij pushteti me gruan dhe partinë e mikut të tij të ngushtë.

Statuset e tij mund ti shikoni më poshtë:

Statusi i Ilir Metës nr 1
Statusi i Ilir Metës nr 2
Statusi i Ilir Metës nr 3

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report