Connect with us

Bota

Presidenti Rus përdor të holla vetëm 2 herë në vit

Published

on

Presidenti Rus përdor të holla vetëm 2 herë në vit open graph

Sipas përfaqësuesit të shtypit Presidenti Rus Aleksandër Putin nuk përdor shumë shpesh para.

Ai ka thënë se presidenti Rus e bën këtë e shumta dy herë në vit. Per shembull kur vete për ski dhe duhet të paguajë ndonjë kafe. Vetëm atëherë presidenti Rus përdor para të holla, përndryshe gjatë gjithë viti ai nuk përdor asnjëherë para.

Këto zbulime i ka bërë Dmitri Peskov gjatë një interviste për shtyp në gazetën “Argumenti I fakti” gjatë së cilës i është referuar rrogës së Presidentit Rus por dhe pensionit të tij ushtarak.



Përfaqësuesi i shtypit të Presidentit rus gjatë kësaj interviste ka thënë se Vladimir Putin merr dhe një rrogë nga pensioni i tij ushtarak, e cila arkëtohet në një bankë ruse. Kjo bankë ishte përfshirë gjatë vitit 2014 në listën e sanksioneve që SHBA-ja kishte ndërmarrë ndaj Rusisë.

Dmitri Peskov ndër të tjera ka nënvizuar se Shtetet e bashkuara kishin vënë saksjonet e para për një shkak të panjohur dhe pretendonin se arsyeja kryesore për bashkimin e Krimesë me Rusinë ishin disa kompani ruse, ku ndër to ishte dhe banka në fjalë.

Pikërisht në ato momente Presidenti rus kishte vendosur që pensioni i tij ushtarak të depozitohej pranë kësaj banke. Por mos prisni nga përfaqësuesi i tij tju zbulojë se sa është shuma e këtij pensioni.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report