Connect with us

Itali

Prifti katolik me 13 dashnore i cili merrte pjesë dhe në orgji

Published

on

Prifti katolik me 13 dashnore i cili merrte pjesë dhe në orgji featured

Prifti simpatik nuk kishte thjesht simpatinë e besimtarëve të tij por dhe shumë dashnore ndër to. Madje, ky prift kishte shtirë në dorë mbi 13 murgesha në monastirin e tij. Shpesh herë ai kishte marrë pjesë dhe në orgji me murgesha.

At Roberto Cavazzana 43 vjeç, kishte shkaktuar një ndenje të veçantë me predikimet e tij në kishën e fshatit Carbornara di Rovolon e cila ndodhet në afërsi të Venecias.

Prifti katolik me 13 dashnore i cili merrte pjesë dhe në orgji

Megjithatë, çështja është se ai nuk qëndronte vetëm tek predikimet e tij por ai e kishte çuar marrëdhënien me besimtarët shumë hapa më tej. Konkretisht ….  shumë më afër tij! Gratë e famullisë së tij kishin bërë paradë në krevatin e tij dhe jo vetëm një e nga një!

Prifti simpatik kishte rrëfyer se ai kishte marrë pjesë në disa orgji seksuale të organizuara nga një koleg i tij, Andrea Kontin. Ky i dyti ishte një prift nga Padova i cili në vazhdim ishte shkëputur.

Prifti “Kazanova” argumentoi se kishte pasur marrëdhënje seksuale me 13 murgesha të famullisë së tij. Gjithçka tregonte se ai do të kishte fatin e Condin-it, megjithatë mori falje.

Peshkopi i Venezias, Claudio Sipola, deklaroi se do ta falte priftin mëkatar «si baba», duke u frymëzuar nga «mëshira e zotit». Vendimi i peshkopit ishte pranuar dhe nga kryetari i bashkisë së fshatit ku vepronte Robero Cavazzana.

Ja vlen të theksohet se midis grave që kërkonin udhëheqjen e tij shpirtërore ndodhej dhe prezantuesja simpatike dhe super-model Belen Rodriguez. At Roberto Cavazzana i kishte ofruar asaj këshillat e çmuara të tij pak para martesës së saj dhe ajo e kishte konsideruar atë si «një prift shumë modern, simpatik dhe tepër mikpritës».

Sa për historinë, në shtëpinë e Andrea Kontin ishin zbuluar disa dvd në të cilat protagonist ishte ai dhe Cavazzana … Kuptuat….


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat