Connect with us

Kanadaja

Prifti sulmohet me thikë gjatë meshës në kishën e Shën Jozefit në Montreal të Kanadasë

Published

on

Prifti sulmohet me thikë gjatë meshës në kishën e Shën Jozefit në Montreal të Kanadasë

Një prift ishte sulmuar me thikë gjatë meshës së mëngjesit në shenjtoren e Shën Jozefit në Montreal. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte (22/3), sipas deklaratës së policisë. Gjithashtu, policia kishte komunikuar se i dyshuari ishte arrestuar pak minuta pas kryerjes së krimit.

«I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe ishte transferuar në një qendër paraburgimi ku do të përballet me hetuesit në mëngjes». Kjo ishte deklarata që kishte bërë Caroline Sevrefis, një përfaqësuese e Policisë së Montrealit.

Prifti është plagosur lehtë në pjesën e epërme të trupit të tij. Ai ishte transferuar menjëherë në një spital dhe sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut.

«Sipas versionit të dëshmitarëve okularë, prifti sapo kishte filluar meshën, autori ishte drejtuar në drejtim të tij dhe e kishte sulmuar befasisht me një thikë», tha ajo.

Sipas përfaqësueses së kësaj kishe, një njeri nga më të rëndësishmet në Kanada, prifti që ishte sulmuar është kleriku i tempullit, at Claude Grou.

Ai ishte sulmuar gjatë meshës e cila realizohet në orën 08:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në internet. Sipas dëshmive të para, kjo meshë po ndiqej nga të paktën 50 përdorues.

Kur kishte arritur policia në vendngjarje, autori i kësaj ngjarje ishte vënë nën kontroll nga shërbimet e sigurisë të këtij tempulli. Sipas një ndihmësi të kësaj meshe e cila ishte pyetur nga Radio Canada, autori ishte i gjatë dhe shtat lartë.

«E pashë teksa nxori thikën e tij dhe filloi të vraponte drejt priftit për ta sulmuar», tha ajo. «Sa pashë që po ndodhte kjo çmenduri, dola jashtë dhe vajta të thërras rojet e kishës. Ata mbërritën menjëherë por unë nuk isha prezent në momentin e sulmit».

Një numër i madh veturash të policisë kishin izoluar menjëherë zonën ku ndodhet tempulli i Shën Jozefit, i cili kryeson në qytetin e Montrealit.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report