Connect with us

Europa

Prindërit e Elena Topaludhit dorëzuan fakte të reja në prokurori

Published

on

Prindërit e Elena Topaludhit dorëzuan fakte të reja në prokurori featured

Sipas kanalit Grek Star Channel, Prindërit e Elena Topaludhit dorëzuan fakte të reja në prokurori. Mamaja e studentes, e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike ka dorëzuar të dhëna mbi santazhin që ushtrohej mbi të ndjerën përmes telefonatave kërcënuese. Kjo kishte ndodhur një vit para se ta vrisnin.


Prindërit e Elena Topaludhit dorëzuan fakte të reja në prokurori post

Vula Topaludhi kishte dalë nga zyra e prokurorisë në orën 14:00. Sipas informacioneve ajo kishte denoncuar të dhënat që kishte mbledhur mbi tre persona. Sipas informacioneve që dispononte, ata kishin përdhunuar të ndjerën një vit para se të vritej barbarisht.

Ata kishin filmuar aktin e përdhunimit dhe në vazhdim e santazhonin nëpërmjet kësaj videoje. Prindërit e saj kanë dhënë informacione dhe mbi mesazhet që ajo kishte marrë nga përdhunuesit nëpërmjet rrjeteve sociale.


https://www.youtube.com/watch?v=mDdIbkhKIpU

Ky rast nuk kishte qenë denoncuar në Polici, ndoshta sepse ajo ndihej e frikësuar. Prokuroria tani do të hetojë nëse ky përdhunim ka ndonjë lidhje me vrasjen e saj, e cila ishte kryer para pak muajsh.

Ja vlen të nënvizojmë se ekziston një fakt i rëndësishëm: Dy përdhunuesit janë nga i njëjti fshat me njërin nga të akuzuarit për vrasjen e saj.


Më të lexuarat